Mickoski për MIA-n: Në negociata përfunduese jemi me një kompani nga një anëtare shumë e fuqishme e BE-së për investim mes 350-360 milionë euro
- Kryeministri Hristian Mickoski në intervistën e fundvitit për MIA-n zbulon se janë në negociata përfunduese me një kompani nga një vend-anëtar shumë i fuqishëm i Bashkimit Evropian për investim mes 350-360 milionë eurove në pjesën e teknologjisë avancuese, përkatësisht në pjesësn e prodhimit të baterive. Paralajmëron se viti 2025 do të jetë kryesisht cilësor në pjesën e tërheqjes së investimeve të huaja.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:21, 2 janar, 2025
Shkup, 2 janar (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski në intervistën e fundvitit për MIA-n zbulon se janë në negociata përfunduese me një kompani nga një vend-anëtar shumë i fuqishëm i Bashkimit Evropian për investim mes 350-360 milionë eurove në pjesën e teknologjisë avancuese, përkatësisht në pjesësn e prodhimit të baterive. Paralajmëron se viti 2025 do të jetë kryesisht cilësor në pjesën e tërheqjes së investimeve të huaja.
"Mund të them se jemi në negociata përfunduese me një kompani e cila vjen nga një vend anëtar i Bashkimit Evropian, një vend-anëtar shumë i fuqishëm i BE-së me të cilin negociojmë për investim mes 350-360 milionë euro në pjesën e teknologjisë avancuese, përkatësisht në pjesën e prodhimit të baterive, diçka që me të vërtetë paraqet të ardhme jo vetëm për Evropën, por çdokund në botë. Më pas kemi edhe investim të një investsuesi ekzistues shumë cilëssotr me pjesëmarrje të madhe në eksport i cili në janar duhet të deklarohet nëse do ta zgjerojë investimin e vet këtu dhe kjo do të thotë shumë për ekonominë e vendit tonë. Ne jemi në raundin e fundit, në rrethin më të ngushtë si shtet së bashku me një prej shteteve aleate të SHBA-së. Do të them se ky është shteti i Pensilvanisë. Do të thotë, Pensilvania dhe Maqedonia janë në rreth më të ngushtë për këtë investim. Punojmë n[ë baza ditore për këtë plan", deklaroi Mickoski.
Për atë nëse do të ndryshojë modeli i investimeve të huaja, thotë se po ndryshon në pjesën e dispozitave ligjore, stimulimit, përkatësisht mbështetjes së investimeve të huaja, por përmendi se kjo nuk do të jetë e ndryshme në mënyrë dramatike nga ajo që ka qenë deri më tani, por thjeshtë po bëhet tentim për diversifikim të portofolit investues në degë të cilat kanë vlerë të lartë të shtuar.
"Por, ajo që është me rëndësi dhe që duhet për ne të paraqesë sfidë ku ne e shohim ekonominë e vendit në këtë segment për 10, 15, 20 vite prej sot, sepse mënyra e këtillë e tërheqjes së invetimeve të huaja që filloi para, do të thosha, ja, ndoshta rreth 20 vite tashmë po i shterrë të gjitha mundësitë, po e arrin pikun e vet, do të thoja majen, dhe tani ne duhet të shohim si do ta diversifikojmë tërë këtë, portofolin e plotë në të ardhmen dhe ku në të ardhmen ne e shohim ekonominë e vendit në pjesën e invetimeve të drejtpërdrejta të huaja", theksoi Mickoski. ab/
Fotо: МIА