Këshilli gjyqësor i RMV-së do të zgjedh kryetar të ri më 3 janar
- Zgjedhja e kryetarit të ri të Këshillit gjyqësor u caktua për të premten, kumtojnë nga Këshilli.
- Post By Besnik Shuki
- 16:45, 30 dhjetor, 2024
Shkup, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Zgjedhja e kryetarit të ri të Këshillit gjyqësor u caktua për të premten, kumtojnë nga Këshilli.
Ish kryetarja, Vesna Dameva, para një muaji ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Si shkak për dorëheqjen, e përmendi "mospasjen e sensit tek pushteti ekzekutiv dhe legjislativ që të sigurohet drejtësi e shpejtë dhe efikase, si dhe tentimet për shkeljen e integritetit të saj nga ana e funksionarëve të lartë nga pushteti".
Krahas zgjedhjes së kryetarit, në rend të ditës së seancës së 510-të, e cila duhet të fillojë në orën 09:30, përfshihet edhe shqyrtimi dhe vendimmarrja lidhur me kundërshtim nga gjyqtari, si dhe çështje tjera. bsh/
Foto: MIA arkiv