MPJ shpreh ngushëllime për viktimat e masakrës në Mal të Zi: Mendimet tona janë me ju
- Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme shpreh ngushëllimet e veta për masakrën e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Cetinje të Malit të Zi ku mbetën të vrarë 12 persona.
- Post By Fami Bajrami
- 14:25, 2 janar, 2025
Shkup, 2 janar 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme shpreh ngushëllimet e veta për masakrën e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Cetinje të Malit të Zi ku mbetën të vrarë 12 persona.
"Jemi thellësisht të tronditur dhe të pikëlluar nga ngjarjet tragjike në Cetinje të Malit të Zi. Ne solidarizohemi me familjet e viktimave dhe popullin e Malit të Zi në këtë kohë të vështirë. Mendimet tona janë me ju", qëndron në postimin e MPJTJ në rrjetin social X.
Në Mal të Zi, sot është dita e parë e tre ditëve të zisë pas vrasjes së të paktën 12 personave në Cetinje në ditën e parë të vitit 2025.
I dyshuari për këtë vrasje të shumëfishtë dhe plagosjen e të paktën katër personave, Aco Martinoviq është vetëvrarë. Ai ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Gjendja shëndetësore e tre të plagosurve nga të shtënat në Cetinje është stabile, por jeta e tyre është ende në rrezik për jetën, ndërsa i katërti është në gjendje kritike, njoftuan mëngjesin e sotëm mjekët nga Qendra Klinike e Malit të Zi në Podgoricë (QKMZ), ku të lënduarve u është ofruar ndihma.
Foto: arkivi i MIA-s