• e enjte, 02 janar 2025

Investimet kapitale këtë vit mbi 70 për qind, realizimi është korrekt, thotë Mickoski

Investimet kapitale këtë vit mbi 70 për qind, realizimi është korrekt, thotë Mickoski

Shkup, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Investimet kapitale këtë vit do të mbarojnë në nivel më të madh prej 70 për qind, nga ajo që është paraparë dhe planifikuar dhe mendoj se çdoherë mundë të bëhet më mirë, theksoi sot kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski i cili u përgjigj në pyetjen e gazetarëve pas lëshimit të katit të parë të renovuar të Spitalit Psikiatrik në Shkup. 

Ai theksoi se viti 2024 ishte vit zgjedhor, ndërsa siç tha gjysma e parë ishte e tillë, siç ishte, por Qeveria e re ka bërë gjithçka që mundet për ta rritur realizimin. 

"Vlerësoj se ky realizim është e gjitha korrekte dhe vërtetë do të thoja se Qeveria e re ka bërë gjithçka që ka mundur që nivelin e realizimit të investimeve kapitale ta rrisë. Viti i ardhshëm është viti ku është paraparë buxheti rekord për investimet kapitale jo vetëm shtetërore, projekte qeveritare, por edhe për projekte komunale. Këtu sigurisht duhet ta përmendë edhe mbështetjen drejtpërsëdrejti për ekonominë e cila u dha nga Qeveria, gjegjësisht ajo mbështetje për investimet e operatorëve ekonomik 2,5 miliard denarë, që është më e madhe nga viti 2022 dhe 2023. Gjithashtu 2,5 miliard denarë janë dhënë përmes ZZHTI-së, këtu nuk e harrojmë edhe kredinë me 1,95 për qind normë të interesit e cila nga janari duhet të jetë në dispoziconin e ekonomisë së Maqedonisë", deklaroi Mickoski.

Siç theksoi, si Qeveri ka treguar dhe dëshmuar se dëshiron të jemi miq të ekonomisë.

Ai u bëri thirrje edhe mediave nëse mendojnë se ka ndonjë tregues se diçka e tillë po ndodh, menjëherë ta thonë dhe ta bëjnë publike.

"Por, ky është tani muaji i shtatë që e kam parë, nuk ka një fenomen të tillë, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, që më në fund të ndjesh lirinë pas gjithë atij presioni që në shtatë vitet e fundit ekzistonte", tha Mickoski. qa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR