PP: Arrestohet i dyshuari i fundit në lëndën "Mali"
- Procedurë hetuese kundër të dyshuarit të fundit në rastin "Mali" vazhdon pas privimit të djeshëm nga liria të personit nga fshati Gërçec, i cili u kërkua me urdhërarrest qendror më shumë se tre vjet për shkak të dyshimit për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, kumtojnë nga Prokuroria publike.
- Post By Besnik Shuki
- 16:34, 30 dhjetor, 2024
Shkup, 30 dhjetor 2024 (MIA) - Procedurë hetuese kundër të dyshuarit të fundit në rastin "Mali" vazhdon pas privimit të djeshëm nga liria të personit nga fshati Gërçec, i cili u kërkua me urdhërarrest qendror më shumë se tre vjet për shkak të dyshimit për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, kumtojnë nga Prokuroria publike.
Lënda "Mali" është hapur në mars të vitit 2021 kundër 28 personave, anëtarë të dy rrjeteve të organizuara kriminele. Në aksionet janë privuar nga liria 22 persona, ndërsa pesë ishin në arrati.
Nga shtatori i vitit 2021 deri në gusht 2023, katër prej të dyshuarve janë arrestuar, duke e përfshirë edhe të dysharin e parë.
Të akuzuarit janë dënuar me vendim fuqiplotë me dënime prej 3 deri 9 vjet, fëmijës në përplasje me ligjin i është shqiptuar masa edukative në kohëzgjatje prej 1 deri 5 vjet, ndërsa për tre persona është shqiptuar Urdhër për ndërprerjen e hetimeve, prej të cilëve lënda i është përcjellë për veprime kompetente Prokurorisë Themelore Publike - Shkup. bsh/
Foto: MIA arkiv