• e shtunë, 04 janar 2025

Mickoski pret një vit të suksesshëm ekonomikisht me rritje të BPV-së prej 3,5 deri në 4 për qind

Mickoski pret një vit të suksesshëm ekonomikisht me rritje të BPV-së prej 3,5 deri në 4 për qind

Shkup, 1 janar 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski pret që viti 2025 të jetë më i suksesshëm se viti 2024, me rritje të BPV-së prej 3,5 deri në 4 për qind, investime mbi një miliardë euro dhe deficit buxhetor nën 4 për qind.

"Pres që parametrat në ekonomi në vitin 2025 të jenë më të mira se ato në vitin 2024 dhe rritja e BPV-së të arrijë afër 4 për qind, ndërmjet 3,5 dhe 4 për qind, edhe pse ajo e parashikuar është 3,7 për qind, tha Mickoski, në pyetjen e gazetarëve pas lëshimit në përdorim të qendrës së re të skijimit “Mihajllovo”.

Sipas tij, vitin 2024 do ta mbyllim me rezultate ekonomike më të mira se sa pritej.

"Presim të kemi parametra pozitivë për rritjen e BPV-së për tremujorin e katërt, në mënyrë që rritja e përgjithshme për vitin 2024 të jetë 2,6 për qind, 2,7 për qind dhe pse jo 3 për qind, varësisht se si do të jetë tremujori i katërt për shkak të tremujorit të parë të dobët, pasi i treti dhe i katërti janë me të vërtet të suksesshëm, do të thosha më të mirat në rajon", tha Mickoski.

Përsëriti se pret që niveli i investimeve të huaja të kalojë një miliard euro në vitin 2024 dhe një shumë edhe më të madhe në vitin 2025.

Deficiti buxhetor për vitin 2024, siç informoi dje ministrja e Financave, ka parametra më të mirë se sa ishte parashikuar dhe nuk do të jetë 4,9 për qind, por 4,4 për qind.

"Për vitin 2025 presim të jetë nën 4 për qind. Me të vërtetë do të kemi parametra të mirë financiarë, do të jemi në mesin e pesë-gjashtë ekonomive të para me rritje më të shpejtë dhe do të kthehemi në vendet ku ishim 10 vjet më parë sa i përket ekonomisë", deklaroi Mickoski. ls/

Foto: MIA

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR