Mexhiti: Hapësira shqiptare nuk është strehë për të korruptuarit dhe non-gratat
- Zëvendëskryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, për bashkëpartiakun Artan Grubi, i cili pas shpalljes në listën e zezë të SHBA-së dhe përndjekjes nga organet hetuese maqedonase, dyshohet se ndodhet i fshehur në hapësirat shqiptare.
- Post By Besnik Shuki
- 16:51, 30 dhjetor, 2024
Shkup, 30 dhjetor 2024
Zëvendëskryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, për bashkëpartiakun Artan Grubi, i cili pas shpalljes në listën e zezë të SHBA-së dhe përndjekjes nga organet hetuese maqedonase, dyshohet se ndodhet i fshehur në hapësirat shqiptare.
“Hapësira shqiptare nuk është strehë për të korruptuarit dhe non-gratat! Mos e njollosni hapësirën shqiptare me vulën e korrupsionit duke e implikuar në fshehjen e të akuzuarve për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare,” shkroi Mexhiti.
Ai theksoi se hapësira shqiptare duhet të mbetet simbol i krenarisë dhe dinjitetit. “Personat non-grata nga lista e zezë amerikane nuk guxojnë t’i bëjnë shtetet shqiptare pengje të drejtësisë dhe t’i implikojnë në keqpërdorimet e tyre. Ky është turp për politikën dhe politikanët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut,” përfundoi Mexhiti.
Reagimi i tij pason kritikat ndaj politikave të BDI-së dhe rolin e saj në mbrojtjen e figurave të përfshira në skandale korrupsioni.
Lëvizja Demokratike
__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Foto: MIA arkiv