• e diel, 22 dhjetor 2024

Ministri gjerman i Mbrojtjes mbërriti për vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Ministri gjerman i Mbrojtjes mbërriti për vizitë të paparalajmëruar në Kiev

 Kiev, 21 nëntor 2023 (MIA)  -  Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius sot ka mbërritur për vizitë të paparalajmëruar në Kiev për ta konfirmuar mbështetjen e Berlinit për Ukrainën në luftën e saj kundër armatës ruse.

Gjermania është e dyta në ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën pas SHBA-së. Ajo po përpiqet të sigurojë Kievin për ndihmën e vazhdueshme, ndërsa Ukraina kujdeset për mbështetjen e mëtejshme nga aleatët e preokupuar me shpërthimin e luftës midis Izraelit dhe Hamasit palestinez. 

"Sërish jam këtu që të premtoj nidhmë më të madhe, por edhe për ta shprehur solidaritetin dhe lidhjet tona të thella, si dhe admirimin tonë për luftën e guximshme që po zhvillohet këtu", tha Pistoriusi ndërsa vendosi lule në sheshin në qendër të Kievit. 

 Pistoriusi mbërriti në Kiev me tren dhe është planifikuar të bisedojë me homologun e tij ukrainas si dhe me presidentin Volodimir Zelenski.

Vizita e tij vjen pasi sulmet ajrore ruse në Ukrainë po intensifikohen dhe Kievi po përgatitet për sulme të shtuara ruse ndaj instalimeve energjetike në vend gjatë dimrit. 

 Kjo është vizita e dytë e Pistoriusit në Kiev që kur ai u bë ministër i Mbrojtjes në fillim të këtij viti, ndërsa vjen një ditë pas vizitës po ashtu të paparajlmëruar të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Llojd Ostin në Ukrainë.

Pistoriusi vendosi kurorë luluesh në sheshin ku dhjetë vjet më parë qindra njerëz demonstruan për javë të tëra duke kërkuar reforma demokratike, ndërsa gjatë ditës duhet ta vizitojë edhe qendrën për trajnim ushtarak. 

 Foto: EPA

  

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR