• e mërkurë, 03 korrik 2024

Micotakis: Të bëjmë gjithçka që është në duar tona për qetësimin e krizës në Lindjen e Afërt

Micotakis: Të bëjmë gjithçka që është në duar tona për qetësimin e krizës në Lindjen e Afërt

Athinë, 18 prill 2024 (MIA) - Për ngjarjet në Lindjen e Afërt, dënimi i sulmit ndaj Izraelit nga Irani do të shoqërohet me thirrje nga të gjitha anëtaret e Këshilit Evropian që të bëjmë gjithçka që është në duart tona që të qetësohet kjo krizë, të mos përhapet dhe të mos merr karakteristika të konfliktit rajonal, tha kryeministri grek Kirjakos Micotakis gjatë arritjes në Samitin e jashtëzakonshëm të BE-së në Bruksel, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis ka shprehur kënaqësi që në Samitin do të bisedohet edhe për situatën në Liban, "e cila drejtpërdrejtë do të ndikojë edhe ndaj Qipros, pasi ka valë të mëdha të refugjatëve nga Libani drejt Qipros".

"I përkrahim përpjekjet e Republikës së Qipros që të ndalen valët, por në të njëjtën kohë të mund edhe Libanit t'i sigurojmë përkrahje që i nevojitet aq shumë, që ky vend, i cili ka kaluar aq shumë, të mund më në fund të stabilitohet", tha Micotakis.

Në mënyrë shtesë, tha se do të bëhet fjalë edhe për marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë dhe ka shprehur kënaqësi për konkludimet e miratuara, "të cilat e njohin faktin se marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë mund të avancohen, por çdoherë në kuadër të vendimeve të Këshilit Evropian, të cilat janë miratuar në vitet e fundit", por edhe kënaqësi që "përparimi i marrëdhënieve euro-turke lidhet me përparimin që mund të arrihet për çështjen qipriote". bsh/

Foto: Kabineti i kryeministrit grek

QËNDRONI TË LIDHUR