• e premte, 17 maj 2024

Mickoski nga Kumanova: Bashkërisht ta krijojmë shpresën e cila do ta mposhtë apatinë

Mickoski nga Kumanova: Bashkërisht ta krijojmë shpresën e cila do ta mposhtë apatinë

Kumanovë, 29 prill 2024 (MIA) - Lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski sonte në Kumanovë tha se janë të vendosur të bëjnë ndryshime, ta mposhtin apatinë, të krijojnë të ardhmen dhe të marrin përgjegjësi, sepse sipas tij, “të paaftët janë në pozita, ndërsa të zgjuarit janë anashkaluar”. Ai u tha kumanovarëve se pushteti aktual po bie dhe se të gjithë do të përballen me përgjegjësi.

"Do të përgjigjen sepse e sollën Maqedoninë në pragun e varfërisë. Fakti që 600 mijë bashkëqytetarë tanë jetojnë me vetëm 160 denarë në ditë. Fakti që kemi inflacionin më të lartë në Evropë, kriminalitet rekord dhe indeks të mjerimit. Por do të përgjigjen edhe për atë që e morën shtetin dhe e bënë për vete. Rreth 100 veta nga BDI udhëheqin gjithçka në vend. LSDM-ja ua mundësoi që të sundojnë", tha Mickoski. Ai shtoi se BDI-ja do të përfundojë në opozitë dhe se kot po dërgojnë “emisarë” për negociata. Mbështetjen thotë se e kërkon nga opozita, nga të gjithë që luftojnë kundër kësaj qeverie. Para kumanovarëve ai përsëriti edhe një herë se i shtrin dorën opozitës shqiptare dhe maqedonase.

Ai i bëri thirrje opozitës që t'i përgjigjet dy pyetjeve se si do t'i këshillonin qytetarët që i votuan për herë të parë nëse do të shkojnë në qendrat e votimit apo do të qëndrojnë në shtëpi dhe nëse janë opozitarë të vërtetë të thonë se si i këshillojnë votuesit që kanë votuar për ta në raundin e parë, a do të votojnë tani për Pendarovskin apo Siljanovska Davkovën dhe bënë thirrje për politikë reale.

Lideri i VMRO-DPMNE-së u bëri thirrje të papërcaktuarve, atyre që votuan për kandidatët e tjerë që nuk hynë në raundin e dytë, si dhe atyre që nuk votuan t'i bashkohen "shpresës për Maqedoninë".

"Do të fillojmë një front kundër korrupsionit, do të bëjmë reformë ligjore të gjyqësorit dhe këshillit të prokurorëve publikë, inspektim të pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë. Puna jonë sapo ka filluar dhe nga sot do duhet të punojmë edhe më shumë sepse nga ne varet e ardhmja", tha Mickoski.

Ai shtoi se nuk do të jetë e lehtë, por, siç theksoi, me luftë dhe ndershmëri të sinqertë do të arrihet ndryshimi ku “shpresa do ta mposhtë frikën”.

Para të pranishmëve fjalim mbajti edhe bartësi i listës, Vlado Misajllovski i cili tha se deri te e nesërmja më e mirë arrihet duke u bashkuar, me dalje masive dhe me projekte me programin Platforma 1198.

"Premtojmë se pensionistët në vitin e parë do të kenë rritje lineare prej 5.000 denarë. Gjithashtu planifikojmë të hapim 50 mijë vende të reja pune, do të ketë tekste shkollor për çdo fëmijë si në arsimin fillor ashtu edhe në atë të mesëm. Do të ketë 50 milionë euro mbështetje direkte në sport, 250 milionë euro për investime kapitale në të gjitha komunat në vit, për katër vjet ato janë një miliard euro", tha Misajllovski.

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR