• e premte, 15 nëntor 2024

Osmani me takime të shumta bilaterale në Strasburg

Osmani me takime të shumta bilaterale në Strasburg

Shkup, 17 maj 2024

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot në margjinat e sesionit të 133-të të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg, ka zhvilluar takime të shumta bilaterale me homologë nga vende të ndryshme, gjegjësisht me Ministrat e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Republikës së Austrisë, Republikës së Hungarisë, Konfederatës Zvicerane, Republikës së Maltës, Republikës së Sllovenisë, Republikës së Shqipërisë, Republikës së Moldavisë, si dhe me zv/ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë.

Fokusi i takimeve të ndara të Osmanit me ministrat e Gjermanisë, Austrisë dhe Hungarisë, Annalena Baerbock, Alexander Schallenberg dhe Peter Szijjártó ishte dosja evropiane e vendit, ku Osmani i njoftoi bashkëbiseduesit për aktivitetet rreth përmbushjes së agjendës së reformave dhe përfundimin me sukses të procesit e skriningut, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të procesit të integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian.

Osmani dhe Ministri i Zvicrës, Ignazio Cassis, biseduan për marrëdhëniet bilaterale të të dy vendeve, duke e falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për procesin e reformave në vend.

Në takimin me Ministrin e Maltës, Ian Borg, u shqyrtuan marrëdhëniet bilaterale, duke theksuar bashkëpunimin në kuadër të organizatave multilaterale. Osmani nënvizoi se Maqedonia e Veriut, si pjesë e Treshes së OSBE-së, pret forcimin e rolit dhe efikasitetit të OSBE-së, si organizatë unike e sigurisë dhe platformë për dialog.

Temat e bisedimeve të Osmanit me kolegët nga Sllovenia, Shqipëria dhe Moldavia, Tanja Fajon, Igli Hasani dhe Mihaj Popsoji, si dhe me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozaj, ishin disa aspekte të marrëdhënieve bilaterale dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit. U diskutuan edhe aktivitetet e Maqedonisë së Veriut si vend kryesues i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në lidhje me takimin e ardhshëm ministror si dhe mënyrat për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal.

Ministria e Punëve të Jashtme

_________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR