• e diel, 22 dhjetor 2024

Maqedonia është vend me një nga prevalencat në të mëdha të diabetit në botë - rreth 50 për qind e popullatës jeton me peshë të shtuar trupore dhe ushqim jo të mirë

Maqedonia është vend me një nga prevalencat në të mëdha të diabetit në botë - rreth 50 për qind e popullatës jeton me peshë të shtuar trupore dhe ushqim jo të mirë

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Maqedonia është shtet me prevalencën më të lartë të diabetit në botë, si rezultat i nivelit të lartë të të gjithë faktorëve të rrezikut që e shkaktojnë atë, si obeziteti, shprehi të e këqija të të udhqyerit dhe zvogëlimi i aktivitetit fizik, theksoi kryetarja e Shoqatës shkencore të endokrinologëve dhe diabetologëve të Maqedonisë, Tatjana Milenkoviq, në konferencën e sotme për shtyp me rastin e Ditës Botërore të Diabetit - 14 Nëntori.

Milenkoviq theksoi se pothuajse 50 për qind e popullsisë në vend jeton me peshë të shtuar trupore, ndërsa më shumë se 50 për qind janë duhanpirës me shprehi të e këqija të të udhqyerit dhe zvogëlim të aktivitetit fizik.

"Diabeti, si një nga sëmundjet jo të transmetueshme, përfaqëson një pandemi të vërtetë, si në botë ashtu edhe në vendin tonë. Në Maqedoni, për fat të keq, jemi një vend me prevalencën më të lartë të diabetit në botë, për faktin se i kemi të gjithë faktorët e rrezikut që shkaktojnë diabetin, përkatësisht obezitetin. Në vendin tonë pothuajse 50 për qind e popullsisë jeton me peshë të shtuar trupore, gjegjësisht me obezitet, më shumë se 50 për qind pinë duhan dhe kanë zakone të këqija të të ngrënit dhe shprehi akoma më të këqija me aktivitetin fizik", theksoi Milenkoviq.

Është shqetësuese, shtoi ajo se popullata e re do të zhvillojë diabetin në vitet në vijim, për shkak se jetojnë në varfëri. Kjo gjeneratë, thotë Milenkoviq, do të ketë jetëgjatësi më të ulët se prindërit e tyre, si pasojë e sëmundjeve jo të transmetueshme që janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ndërkaq, në fjalën e tij theksoi se Ministria mundëson prokurimin e terapisë më moderne me insulinë dhe ofron një sistem për matjen e vazhdueshme të glicemisë, e cila mundëson cilësi më të mirë të jetës për fëmijët me diabet.

"Në këtë drejtim mundësojmë prokurimin e terapisë më moderne të insulinës, e cila ofron një qasje të individualizuar ndaj nevojave të çdo pacienti, si dhe vendosjen e pompave të insulinës aty ku indikohet. Dua të veçoj veçanërisht sigurimin e sistemit për matjen e vazhdueshme të glicemisë, i cili mundëson një cilësi më të mirë të jetës së përditshme për fëmijët me diabet. Me blerjen e fundit dyvjeçare kemi siguruar 650 sensorë në bashkëpunim me Klinikën për sëmundje të fëmijëve, është hapur qendra edukative në bashkëpunim me klinikën, ku në periudhën e kaluar është bërë edukimi për vendosjen e sensorëve tek fëmijët dhe adoleshentët", tha Taravari.

Vendi ynë, shtoi ai, i përket vendeve me rrezik të ulët të diabetit tek fëmijët, krahasuar me vendet e tjera evropiane, por, siç tha ai, numri ka një tendencë të vazhdueshme rritjeje vitet e fundit. mb/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR