• e diel, 29 mars 2026

Mickoski dhe Nikolloski do ta shënojnë fillimin e rindërtimit të aeroportit "Shën Apostulli Pali" në Ohër

Mickoski dhe Nikolloski do ta shënojnë fillimin e rindërtimit të aeroportit

Shkup, 29 mars 2026 (MIA) - Kryeministri, Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot do ta shënojnë fillimin e rindërtimit të aeroportit "Shën Apostulli Pali" në Ohër.

Në ngjarjen e paralajmëruar për në orën 13:00, do të marrë pjesë edhe drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt.

Pas përfundimit është parashikuar që Mickoski, Nikolloski dhe Kurt të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Në një deklaratë për MIA, drejtori i TAV Maqedoni, thotë se rikonstruimi dhe modernizimi i Aeroportit të Ohrit do të kushtojë 2,7 milionë euro.

Me aktivitetet e parashikuara, sipas TAV Maqedoni, aeroporti përfundimisht do të marrë pamje të re, me ç'rast ndërtesa e terminaleve do të ketë hapësirë më të madhe për pasagjerët, me qëllim të shërbimeve më efikase dhe më të rehatshme.

Projekti do të përfshijë disa segmentë kyç dhe do të realizohet në disa faza. Pritet plotësisht të përfundojë deri në fund të majit të këtij viti. Derisa nuk zhvillohet rikonstruimi, trafiku ajror do të zhvillohet pa ndërprerë. sa/

foto: MIA arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR