• e martë, 06 gusht 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 6 gusht/ 2024

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot realizoi takim me amabasadoren e SHBA-së, Anxhela Ageler, në të cilin ishte prezantuar edhe zëvendës shefi i sapoemëruar i misionit në Shkup Nikoll Varn. Në kuadër të takimit, siç informon ministria e këtij dikasteri, Mucunski e përsëriti mirënjohjen për mbështetjen afatgjate nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për proceset gjithpërfshirëse të reformave në vend.

Shkup - Deputeti i Koalicionit "Vlen", Bekim Sali, në konferencë për shtyp sot pasdite informoi se po kërkojnë nga Prokuroria Publike që të reagojë mbi dëshmitë e dëgjuara "për korrupsion politik të drejtuar nga kuadro të BDI-së në Lotari".

Shkup - Grupi parlamentar i partisë E majta sot në Parlament dorëzoi interpelancë për punën e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi për shkak se "po vendos politika joparimore në Kuvend". Bazohet në shtatë pika, të sqaruara në dhjetë faqe. Kryetari i partisë E majta, Dimitar Apasiev në konferencë për media tha se pret që kryetari i Kuvendit, Gashi, ta vendosë në rend dite në seancë pas pushimit veror, gjegjësisht në fillim të shtatorit, në mbledhjen e parë të ardhshme pasi të kalojnë 10 ditë pune. 

Shkup - Deputeti Bekim Sali nga koalicioni "VLEN" ka deklaruar sot se nuk ka informacione për kinse planin e BDI-së për destabilizim të shtetit si dhe se çfarë informacionesh disponon kryeministri Hristian Mickoski. Ai është pyetur nëse si koalicion “VLEN” do të kërkojnë informacione të tilla.

Shkup - Shkupi sot shënon tetë vjet nga stuhia që shkaktoi përmbytje, ku jetën e humbën 22 persona, ndërsa dëmet materiale ishin të mëdha. Pasditen e 6 gushtit të vitit 2016 rajoni i Shkupit u godit nga reshje të dendura shiu dhe erëra të fuqishme. Viktimat nga moti i ligë kanë qenë në zonat e fshatrave Hasanbeg, Stajkovc, Smillkovc dhe Haraçinë. Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski sot në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar – “Kurrë të mos përsëritet!” Nuk duhet harruar kurrë!”.

Shkup - Vjelja e ardhshme e rrushit të verës, rendimenti dhe cilësia, ishin temat për të cilat sot diskutuan ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski dhe përfaqësuesit e grupit nënsektorial për vreshtarinë dhe verërat.  Në takim, siç informoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ministri Tripunovski premtoi se do të vlerësohet puna e vreshtarëve dhe se ministria dikastër do të jetë korrigjuese.

Shkup - Pasi nuk arriti ta mbulojë, MPB-ja e konfirmoi skandalin me personin me revole, të cilin LSDM-ja dhe mediat e zbuluan. Pasi tërë ditën kanë heshtur në ditën e ngjarjes, MPB duhej të informojë për të në mbrëmje, gjë që tregon një intencë të qartë për ta fshehur, tha sot në konferencë për shtyp, zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska. Siç theksoi, VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar përgjegjësi nga ekzekutori, por jo edhe nga porositësi.

Shkup - Gjatë fundjavës së zgjatur dhe gjatë ditës së djeshme, doganierët parandaluan disa tentime për kontrabandim të 62 palë atleteve, 37 veglave dore, kaçavida, pesë copë mulli këndor, shtatë copë bateri me karikues, janë sekuestruar në hyrje të vendit në vendkalimin kufitar Tabanoc.

Shkup - Deputeti i koalicionit "Vlen", Bekim Sali, ka thënë sot se nuk mund të thotë saktësisht se çfarë ka ndodhur në aeroportin e Shkupit dhe nëse dikush duhet të mbajë përgjegjësi, pasi për këtë duhet të vendosin organet kompetente. "Derisa të sqarohet nga organet e hetuesisë, nëse ai është fajtor apo jo, nuk mund të jap një mendim - pozitiv apo negativ, të mbroj dikë apo të akuzoj dikë për një veprim për të cilin nuk kam as video dhe as prova", tha Sali.

Shkup - Moti deri në fund të ditës do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Në pjesët verilindore të vendit vranësirat do të rriten dhe do të ketë kushte për shi të dobët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore erë e herëpashershme nga drejtimi verior (mbi 50 km/orë) informojnë nga DPHM-ja. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 30 deri 37 gradë. UV indeksi do të jetë 8.

Tiranë - Prokuroria e Tiranës ka vendosur t’i drejtohet Maqedonisë së Veriut me një kërkesë për të dhëna ndaj shtetasit Xhengis Musliu i cili u arrestua një ditë më parë në aeroportin e Rinasit, bën të ditur "Top Çanel". I riu, siç raporton Anila Hoxha doli para gjykatës penale mbasi rezulton i dënuar në Maqedoni për akte dhune dhe i dënuar me 11 vjet burgim.

Athinë - Korriku i këtij viti ishte muaji rekord më i nxehtë në Greqi në periudhën nga viti 1960 deri në vitin 2024, në bazë të të dhënave meteorologjike të analizuara nga ekipi shkencor i Observatorit Kombëtar në Athinë dhe portalit "Meteo", informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Bruksel - Bashkimi Evropian ka porositur sot Qeverinë e Venezuelës që të ndalojë të targetojë liderët e opozitës pasi autoritetet hapën hetim penal kundër kundërshtarëve të cilët kontestojnë rizgjedhjen e presidentit Nikolas Maduro. "Kjo duhet të ndalet. U bëjmë thirrje autoriteteve që të ndalojnë këtë fushatë të frikësimit të opozitës dhe frikësimit nga procese gjyqësore", ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Bruksel - Bashkimi Evropian e konsideron si hap të njëanshëm dhe të pakoordinuar mbylljen e djeshme të nëntë filialeve të "Postës Serbia" në veri të Kosovës nga autoritetet e Kosovës, sepse me marrëveshjen mes Beogradit dhe Prishtinës për telekomunikacionet nga viti 2013, është parashikuar çështja për shërbimet postare të zgjidhet “në një fazë të mëvonshme” të bisedimeve, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Peter Stano.

Bruksel - Këshilli i BE-së sot e miratoi pagesën e parë të rregullt të granteve dhe kredive në suaza të Mekanizmit ukrainas, në shumë prej pothuajse 4,2 miliardë euro, dedikuar për mbështetje të stabilitetit makrofinanciar të Ukrainës dhe për funksionimin e administratës së saj publike. Këshilli vlerësoi se Ukraina i ka përmbushur kushtet dhe i ka zbatuar reformat e parapara në Planin për Ukrainën si kusht i domosdoshëm për marrje të mjeteve nga Mekanizmi ukrainas.

Bejrut - Libani punon në atë për të parandaluar një përgjigje ndaj vrasjes izraelite të një komandanti të lartë të Hezbollahut në Bejrut, që do të shkaktonte një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Afërt. Këtë e deklaroi sot ministri i Punëve të Jashtme të Libanit, Abdullah Bu Habib.

Daka - Presidenti i Bangladeshit sot e shpërndau parlamentin, gjë që ishte kërkesë kyçe e studentëve protestues që udhëhoqën protestat që rrëzuan sundimtarin shumëvjeçar Sheik Hasina, thuhet në kumtesën. "Presidenti e ka shpërndarë parlamentin," tha në deklaratën Shiplu Zaman, pres-sekretar i Presidentit Mohamad Shahabudin.

Teheran - Irani fillimisht duhet të kryejë arrestime lidhur me vrasjen e shefit politik të Hamasit, Ismail Hania në Teheran, njoftoi sot gjyqësori iranian.  Udhëheqësi i grupit militant palestinez ishte vrarë të mërkurën e kaluar gjatë vizitës në ceremoninë e dhënies së betimit të presidenti iranian Masud Pezeshkian.

QËNDRONI TË LIDHUR