• e hënë, 05 gusht 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

09:00/ 5 gusht / 2024

Shkup – Qendra për hulumtime shkencore dhe promovim të kulturës “HAEMUS” nga Shkupi së bashku me bashkëpunëtorët e Institutit arkeologjik nga Beogradi dhe koordinatorin DIGI.BA nga Sarajeva sot në Shtëpinë evropiane në Shkup do të promovojnë VR dhe AR aplikacionet në kuadër të projektit "SHELeadersVR" (Sundimtaret e Ballkanit) mbështetur nga programi Evropa kreative.

Daka- Bilanci i përgjithshëm i viktimave në trazirat në Bangladesh ka shkuar në 300 persona, bëjnë të ditur mediat perëndimore. Gjatë ditës së djeshme kanë humbur jetën 94 protestues dhe është dita më vdekjeprurëse në javët e fundit sa u takon demonstratave antiqeveritare.

Bruksel - Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në Venezuelë, në të cilat zyrtarisht fitoi presidenti Nikolas Maduro, “nuk mund të njihen”, kumtoi Këshilli i BE-së.

Meksiko Siti - Një gazetar meksikan i cili ka punuar në një nga zonat me më së shumti krim në vend ishte vrarë mbrëmë nga sulmues të armatosur, ndërsa dy policë që ishin të detyruar për sigurimin e tij janë plagosur, njoftuan autoritetet lokale. 

Gazë - Lëvizja islamike palestineze “Hamas” e cila udhëheq me Rripin e Gazës ka zgjedhur Haled Mashalin për lider të përkohshëm, bëjnë të ditur mediat arabe.

Aden - Qeveria e Jemenit ka lëshuar paralajmërim zyrtar për një fatkeqësi potenciale humanitare pasi shkurtimi i konsiderueshëm i financimit ndërkombëtar për vendin kërcënon funksionimin e objekteve kryesore mjekësore lokale.

Bruksel - Bashkimi Evropian vazhdon të ndjekë me shqetësim të madh zhvillimet në Venezuelë dhe bën thirrje për qetësi dhe përmbajtje, theksohet në deklaratën me shkrim të Përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borell të publikuar vonë mbrëmë lidhur me ngjarjen në këtë shtet të Amerikës së jugut pas zgjedhjeve presidenciale të mbajtura më 28 korrik. 

Xheksonvill- Stuhia tropikale "Debi" është forcuar në statusin e uraganit ndërsa i afrohet bregut verilindor të Gjirit të Meksikës dhe do të sjellë një kërcënim serioz për përmbytjet në juglindje të Shteteve të Bashkuara këtë javë, kumtoi Qendra amerikane kombëtare e uraganeve. (NCU).

Nju - Jork - Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus deklaroi se mendon për mbledhje të komitetit të ekspertëve i cili do të konfirmonte nëse epidemia mpoks (lija e majmunit) në disa vende afrikane duhet të cilësohet si gjendje e jashtëzakonshme ndërkombëtare. Tedros tha se OBSH dhe qendrat afrikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve i rrisin përpjekjet për ndërprerje të transmetimit të virusit. 

Kanbera- Australia ka ngritur nivelin e kërcënimit nga një sulm i mundshëm terrorist për shkak të rritjes së disponimit ekstremist në opinion. Kjo do të thotë se mundësia e planifikimit dhe përgatitjes së një sulmi në Australi në 12 muajt e ardhshëm është 50 për qind më i lartë.

Paris - Një javë para përfundimit të Lojërave Olimpike në Paris, SHBA-ja dhe Kina janë më të suksesshmet me NGA 19 medalje të arta të fituara.

QËNDRONI TË LIDHUR