• e martë, 06 gusht 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/5 gusht/2024

Shkup - Secili u nënshtrohet procedurave të standardizuara të sigurisë kur shfrytëzohen fluturimet komerciale, madje edhe unë si kryeminsitër i Maqedonisë së Veriut. Ndjejmë keqardhje për ngjarjen e fundit të 2 gushtit. Presidentja e Kosovës është e mirëseardhur dhe unë do të jem nikoqir i saj nëse udhëton nga Shkupi, tha kryeministri Hristian Mickoski në komentin e ngjarjeve të fundit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit.

Shkup  - Kemi informata me të cilat disponojmë, të marra përmes disa kanaleve, se kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në tentim për ta mbrojtur kapitalin të cilin e krijoi gjatë 20-22 viteve, do të ndërmarrë hapa në drejtim të destabilizimit të shtetit, deklaroi sot kryeministri Hristian Mickoski në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve lidhur me qëndrimet e Mickoskit të paraqitura gjatë fundjavës, se BDI e rrezikon pasqyrën interetnike në shtet dhe paraqet kërcënim për paqen dhe stabilittein e Maqedonisë si shtet, kryeminsitri theksoi se pret kjo të ndodhë këtë vjeshtë, por megjithatë, tha, koha do të japë përgjigje nëse informatat me të cilat disponon janë të sakta apo jo.

Shkup  - Komisioni për Financim dhe Buxhet në ditën e sotme të fundit të debatit të amendamenteve për ribalancin e buxhetit, pranoi dy amendamente, për pagesën e administratorëve të cilët janë përfshirë në zbatimin e zgjedhjeve vjetore, si dhe për reklamim të paguar politik. Amendamentet i dorëzuan deputetët Bojan Stojanoski dhe Dafina Stojanoska nga VMRO-DPMNE menjëherë para përfundimit të seancës. Stojanoski me amendamentin kërkoi 318 milionë denarë për administratën e zgjedhjeve, ndërsa Stojanoska 32.169 milionë denarë për reklamim të paguar politik.

Shkup  - Kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk ka njoftuar se sot ka pasur takim me ambasadoren e SHBA-së, Angela P.  Ageler, si dhe me zëvendësambasadoren, Nikola Varnes. Biseduam për çështjet aktuale politike dhe ekonomike dhe për progresin e shtetit drejt Bashkimit Evropian. E theksova rëndësinë e partneritetit strategjik me SHBA-në dhe theksova se mbështetja amerikane është kyçe për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit. U dakorduam që të forcojmë marrëdhëniet dypalëshr dhe të rrisim bashkëpunimin në fusha të ndryshme", ka shkruar Mickoski në Fejsbuk.

Shkup - Departamenti për Kontrollë të Brendshme, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së, Prokurorisë Publike Themelore kompetente për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit - Departamenti i Specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me autorizim policor dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, ka parashtruar kallëzim penal ndaj S. S., shef i Departamentit për sigurinë personale të Kryetarit të Kuvendit për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të “rrezikimit të sigurisë” nga neni 144 i Kodit Penal dhe veprës penale “pengim të zyrtarit në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas nenit 382 të Kodit Penal.

Shkup - Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Risinë informon se sot filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin korrik të vitit 2024. Shfrytëzuesit e të drejtave të mjeteve të cilët posedojnë kartela debitore do të mund t'i marrin mjetet në bankomatet e bankave, t'i shfrytëzojnë mjetet për pagesa jo të gatshme në rrjetin shitës ose përmes aplikacioneve elektronike dhe celulare nga sot, 5 gusht i vitit 2024.

Shkup - 25 raste të reja me pertusis, thënë në popull, kolla e mirë, janë paraqitur në shtet prej 26 deri më 1 gusht. Prej tyre, tre janë hospitalizuar, theksojnë nga Instituti për shëndet publik (ISHP) në raportin më të ri, të publikuar sot pasdite. "Lidhur me distribuimin gjeografik, pjesa më e madhe e rasteve janë paraqitur në epideminë në Shkup - 13, ndërsa janë paraqitur edhe 10 raste nga Kumanova dhe nga një rast nga Manastiri dhe nga Tetova. Mosha e të sëmurëve lëvizë nga dy muaj deri 50 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë të grupmoshës deri katër vjeç. Lidhur me statusin vaksinues të të sëmurëve, 17 persona janë vaksinuar në mënyrë jo të kompletuar, të pavaksinaur apo nuk kanë status të njohur vaksinues, pesë janë tërësisht të vaksinaur dhe tre janë vaksinaur në përputhje me moshën, sqarohet në raportin e ISHP-së.

Kumanovë  - Oda e Zejtarëve është e kënaqur nga fluksi i nxënësve të cilët zgjodhën arsimin profesional kundrejt gjimnazit dhe kërkon ndryshim thelbësor dhe rritje të subvencioneve për hapjen e bizneseve personale e cila do të kontribuojë që kuadri i ri të qëndrojë në shtet, informuan sot kompetentët nga Oda e Zejtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mungesa e profileve të caktuara kompensohet me importin e fuqisë punëtore, oda kërkon të rriten subvencionet për hapjen e bizneseve personale dhe kuadri i Maqedonisë të qëndrojë në shtet.

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ka realizuar takim pune me përfaqësues të "Diasporës së Bashkuar Maqedonase", ku krahas kryetarit Meto Kolovski, kanë marrë pjesë edhe nënkryetari, Aleksandar Mitreski dhe personi përgjegjës për Evropën, Goran Jordanov.  Të dyja palët, siç njoftoi Ministria, kanë shprehur kënaqësi të ndërsjellë për takimin, i cili, siç theksuan, ka për qëllim forcimin e marrëdhënieve ndërmjet vendit tonë dhe diasporës, që padyshim kontribuon në përfaqësimin e interesave maqedonase, afirmimin ndërkombëtar të vendit dhe promovimin e vlerave dhe kulturës maqedonase.

Shkup  - Në Shkup sot rreth orës 13:15 minuta në bulevardin "Kuzman Josifovski Pitu" në Komunën Aerodrom-Shkup, nëpunës policorë të Skuadrës Operative për Ndjekje pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria P.Q. (52) nga Shkupi.  MPB bëri të ditur se ai është kërkuar me urdhërarrest nacional në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetëve për kryerjen e veprës penale sipas nenit 236 të Kodit Penal.

Prishtinë - Pjesëtarët e Policisë së Kosovës sot pasdite hynë në të gjitha nënt objektet e Postës së Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës, të populluara me popullatë shumicë serbe, kumtuan portalet e Kosovës. Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq janë mbyllur nga tri objekte, në Zveçan dy, dhe një në Zubin Potok.

 Londër - Kushdo që nxit dhunë onlajn do të përballet me forcën e plotë të ligjit, ka paralajmëruar zëdhënësi i kryeministrit britanik Kir Starmer pasi Elon Masku tha se "lufta civile është e pashmangshme" pas trazirave disaditore në Britani të Madhe. Masku, miliarderi dhe pronari i X, e ka shkruar këtë koment në rrjetin e tij social nën një video ku tregohet si rebelët duke hedhur fishekzjarre ndaj policisë. 

Uashington  - Kandidatja e demokratëve në zgjedhjet presidenciale amerikane,  nënpresidentja aktuale Kamala Harris, pritet që nesër ta prezantojë kandidatin për nënpresident, deklaruan dy burime për mediat britanike. Vendimi i Harris mund të publikohet në çdo moment deri nesër, kur ajo do ta ketë paraqitjen e saj të parë me kandidatin për nënpresident në tubimin në Filadelfi, në fillim të turit nëpër shtetet kyçe, të cilat me siguri do të vendosin për fituesin në zgjedhje.

 Teheran  - Irani sot ka lëshuar një paralajmërim urgjent (NOTAM) për të gjithë aeroplanët që të shmangin hapësirën e tij ajrore dhe të ndryshojnë kursin. "Xherusalem Post" thekson se ky vendim i autoriteteve iraniane presupozon një sulm të afërt ndaj Izraelit. Sekretari amerikan i Shtetit Antoni Blinkeni deklaroi sot në samitin e G7 se sulmi nga Irani dhe grupi militant Hezbollah ndaj Izraelit mund të fillojë sot.

Niamej - SHBA e përfundoi tërheqjen e bazës së fundit në Niger - atë në Agadez. Tërheqja erdhi menjëherë pasi Nigeri e shënoi përvjetorin e parë të grusht shtetit. Regjimi ushtarak atëherë kërkoi nga ushtria amerikane ta braktisë vendin. Lajmin për tërheqjen e konfirmoi komanda amerikane në Afrikë.

Tel-Aviv  - Gazeta izraelite "Jediot Ahronot" kumtoi se së paku 10.000 ushtarë izraelitë janë vrarë apo plagosur gjatë muajve të gjatë luftime në Rripin e Gazës. Gazeta thekson se evidenca e Ministrisë izraelite të Mbrojtjes tregon se përafërsisht një mijë ushtarë izraelitë çdo muaj i bashkangjiten Repartit për rehabilitim pranë Ministrisë për shkak të problemeve psikologjike dhe invaliditetit.

Nju-Delhi - Forcat indiane të sigurisë (BFS) kanë shpallur "gatishmëri të lartë" mes të gjitha formacioneve të saj përgjatë kufirit mes Indisë dhe Bangladeshit të gjatë 4.096 kilometra. Paraprakisht sot, kryeministrja e Bangladeshit, Sheik Hasina dha dorëgheqje dhe e braktisi vendin, theksoi CNN njuz 18, dhe shtoi se ajo tashmë ka arritur në qytetin indian Agartala.

Moskë  - Funksionari i lartë rus, ish-ministri i Mbrojtjes Sergej Shojgu sot ka mbërritur në Teheran për një vizitë me qëllim thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Rusisë dhe Iranit, në kohën kur rriten kërcënimet për përshkallëzim ushtarak me Izraelin.   Shojgu, i cili tani është sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, duhet të bisedojë me autoritetet iraniane për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, çështjet ekonomike dhe të sigurisë, si dhe situatën rajonale dhe botërore. 

Daka  - Shefi i armatës së Bagladeshit, gjenerali Vaker uz-Zaman sot deklaroi se në vend do të formohet qeveri e përkohshme pasi që kryeministrja Sheik Hasina dha dorëheqje dhe ka ikur në Indi, pas demonstratave masive disajavore dhe protestave të dhunshme, në të cilat kanë humbur jetën mbi 90 persona. "Do të formojnë qeveri të përkohshme", tha gjenerali Vaker-Uz-Zeman në një deklaratë që e ka transmetuar televizioni shtetëror.

QËNDRONI TË LIDHUR