• e hënë, 05 gusht 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 5 gusht/ 2024

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski sot do ta presë dhe do të jetë nikoqir i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti. Siç bënë të ditur nga shërbimi për informim i Qeverisë, në kuadër të vizitës është paraparë takim tet-a-tet mes kryeministrave Mickoski dhe Kurti, pas çka do të vijojë takim dypalësh në të cilin përveç kryeministrave do të marrin pjesë edhe delegacione qeveritare nga të dyja palët.  Është paraparë që Mickoski dhe Kurti sot të mbajnë konferencë të përbashkët për media në qendrën e mediave të Qeverisë.  Pritet që të diskutohet edhe për incidentin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit. 

Shkup - Nga sot në Shkup do të hapet pikë humanitare ku do të bëhet grumbullimi i të mirave materiale për qytetarët e prekur nga zjarret në Maqedoninë Lindore. Qytetarët do të mund të sjellin ushqime të konservuara, veshje, atlete, mobilje, dyshekë dhe të mira të tjera materiale, të cilat më pas do të çohen në rreth 30 fshatra me rreth 400 amvisërit. Pika do të jetë pranë “East Gate Mall”, në afërsi të ndërmarrjes komunale. Aksioni koordinohet nga Koalicioni i udhëhequr nga “Akcione humanitare.mk”, Konfederata e Organizatave Sindikaliste të Maqedonisë KSOM dhe IPO Organizata Ndërkombëtare e Policisë.

Shkup - Në kushte të pasigurisë globale, politika monetare kontribuon me masat e saja për ruajtjen e qëndrueshmërisë së rrethinës makroekonomike në vend. Banka Popullore ka rol vital në ruajtjen e qëndrueshmërisë makroekonomike, veçanërisht përmes përpjekjeve të saja për përballje me krizat e njëpasnjëshme gjatë katër viteve të kaluara, ishte theksuar në takimin mes guvernatores së Bankës Popullore (BP), Anita Angellovska - Bezhoska dhe ambasadores së SHBA-së, Anxhela Ageler. Siç bëri të ditur shërbimi për informim i BP-së, i përbashkët ishte konkluzioni se profesionalizmi dhe përkushtimi janë gjithnjë në nivel më të lartë kur bëhet fjalë për Bankën Popullore.  Në takim ishte theksuar edhe rëndësia e institucioneve të fuqishme dhe të besueshme, veçanërisht në kohë të krizave, kur duhet të merren masa për mbështetje të ekonomisë. 

Shkup - Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për pije, tregojnë rezultatet e analizave të kryera nga NP "Ujësjellës dhe Kanalizim"-Shkup. "Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga data 29 korrik deri në vitin 2024 merr 162 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 162 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit për pije nga 43 stacione matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të fituara të hulumtimit, të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren e kërkesave për siguri dhe cilësi të ujit për pije (Gazeta zyrtare e RM-së, nr. 183/18), thuhet në kumtesën e NP "Ujësjellës dhe kanalizim"-Shkup. 

Shkup - Në "Barometrin" e korrupsionit për muajin korrik të Transparensi Interneshënall-Maqedoni, është mbajtur aktiviteti për monitorimin e rasteve dhe veprimeve lidhur me sjelljet korruptive dhe luftën kundër korrupsionit, i quajtur "Turbullt-Qartë" janë regjistruar më shumë raste "të turbullta" sesa "të qarta". Rastet e “qarta” përfshijnë kallëzimet penale kundër pesë personave për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ndaj dy personave për “punë të pakujdesshme në shërbim” – Njësiti për korrupsion në Departamentin për Hetime Kriminale pranë Departamentit për Zbulimin e Krimit të  Organizuar dhe Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale me datë 05.07.2024 kanë bërë kallëzim penal kundër: D.D.(55), M.G.(32), M.M.(64), K.V. (58) dhe A.D.(29), të gjithë nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, si dhe Z.I (60) dhe B.B.(51). të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale “punë të pakujdesshme në shërbim".

Ohër - Dy helikopterë që nga mëngjesi i sotëm veprojnë në zonat e djegura në veri të Ohrit, duke marrë ujë nga liqeni dhe duke shuar zjarret mbi fshatrat Kosel dhe Openicë. Nga ajri është vepruar edhe dje gjatë gjithë ditës, me helikopterë dhe tre aeroplanë er traktorë. Në terren kanë dalë edhe Ekipe të Njësisë territoriale kundër zjarreve, Ndërmarrjeve publike komunale, Filialit të NP “Pyjet e Maqedonisë” si dhe popullata lokale në përpjekje për të vënë nën kontroll zjarret. Kryetari i Ohrit, Kiril Pecakov pret që sot të shuhet zjarri mbi fshatin Kosel.

Tiranë - Kandidati i Partisë Socialiste, Vangel Tavo është kryetar i ri i qytetit të Himarës. Në zgjedhjet e djeshme të pjesshme ai fitoi 5.022 vota ose 58.62%, ndërsa kundërshtari i tij Petro Gjikuria nga koalicioni opozitar “Fitojmë bashkë” mori 3.545 ose 41,38% të votave. Vangel Tavo (55) ka lindur në Gjirokastër, ka qenë ministër i Punës dhe Politikës Sociale, deputet, pjesëtar i minoritetit grek, ka dy shtetësi shqiptare dhe greke. "Fitoi Himara, fituan banorët e saj. Falënderoj të gjithë për besimin dhe për atmosferën e qetë në të cilën kaloi dita e zgjedhjeve dhe fushata. Unë jam kryebashkiak i të gjithëve", tha ndër të tjera Tavo.

Kiev - Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka kapur të gjithë 24 dronët rusë që sulmuan vendin mbrëmë, tha sot komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, Mikola Oleshçuk. "Si rezultat i betejës kundërajrore, të gjithë dronët e armikut u rrëzuan në rajonet e Kievit, Vinica, Kirovorad, Harkov, Sumi. Poltava dhe Dnepar", tha ai. Në të njëjtën kohë, forcat detare ukrainase publikuan se zbuluan dhe shkatërruan një minë tjetër në brigjet e rajonit të Odesës, transmeton Ukrinform.

Bruksel - Këshilli i BE-së sot solli vendim për masa kufizuese për 28 persona të tjerë për shkak të rolit të tyre në represionin e brendshëm dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Bjellorusi. Sanksionet e reja përfshijnë dy zëvendësshefa të Sektorit kryesor për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit (HUBAZIK) të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Bjellorusisë, disa gjyqtarë dhe prokurorë, drejtues të burgjeve, si dhe disa mbështetës të njohur të regjimit të presidentit të Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko. Sipas BE-së, HUBAZIK është një nga organet kryesore për persekutimin politik në Bjellorusi, përfshirë edhe arrestimet arbitrare dhe të paligjshme, keqtrajtimet dhe torturat e aktivistëve të opozitës dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile.

Bruksel – Shefat e diplomacisë së anëtarëve të Grupit të shtatë vendeve të industrializuara (G7) dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borell, u bënë thirrje të gjitha palëve të përfshira në Lindjen e Afërt të përmbahen nga vazhdimi i ciklit aktual shkatërrues të dhunës hakmarrëse, të ulin tensionet dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në de-përshkallëzimin e situatës. "Ne, Ministrat e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, shprehim shqetësimin tonë të thellë për nivelin në rritje të tensioneve në Lindjen e Afërt i cili kërcënon të ndezë një konflikt më i gjerë në rajon, thuhet në deklaratën e krerëve të diplomacisë së G7-ës për zhvillimet e fundit të ngjarjeve në Lindjen e Afërt.

Nju Jork – Fondi për Fëmijë i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) dhe Organizata Save the Children (Shpëtoni fëmijët) bërën të ditur se deri më 30 korrik të këtij viti të gjithë 625.000 nxënësit e regjistruar në Rripin e Gazës kanë humbur një vit të plotë shkollor. Mes tyre ka edhe 39.000 nxënës të cilët për herë të parë kanë lëshuar provimet përfundimtare në shkollën e mesme, theksohet në kumtesën e dy organizatave. Kjo do të thotë se asnjëri prej tyre nuk mund të vazhdojë arsimin e lartë, ndërsa shumica e tyre mund të mos kthehen madje kurrë në shkollë, thonë organizatat. Të paktën 9.211 nxënës dhe 397 nga stafi arsimor janë vrarë nga forcat izraelite që nga 7 tetori i vitit të kaluar deri tani.

Phenian - Koreja e Veriut ka vendosur 250 raketa balistike në kufirin e saj jugor gjë të cilën lideri Kim Jong-un e përshkroi si "shpatë mburojë të fuqishme" për të mbrojtur sovranitetin e vendit, njofton agjencia shtetërore e lajmeve KCNA. Raketahedhësit u shfaqën dje gjatë një ceremonie speciale të dorëzimit në kryeqytetin Phenian, bëri të ditur Agjencia qendrore e lajmeve të Koresë. Kim u citua të ketë thënë se raketat janë "armë taktike moderne për sulme".

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden do të zhvillojë bisedime për tensionet e sigurisë në Lindjen e Afërt me ekipin e tij të sigurisë kombëtare dhe do të takohet me mbretin Abdullah i dytë të Jordanisë, ndërsa liderët izraelitë paralajmërojnë se do të shkaktojnë "goditje të rëndë" nëse sulmohen.  Bisedimet midis SHBA-së dhe Jordanisë vijnë një ditë pas vizitës në Iran të ministrit jordanez të Punëve të Jashtme, Ajman Safadi, ku bëri thirrje për t'i dhënë fund përshkallëzimit dhe bëri thirrje që rajoni të jetojë në "paqe, siguri dhe stabilitet".  Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin, bisedoi me homologun e tij izraelit, Joav Gallant, duke e theksuar "mbështetjen e hekurt të SHBA-së për sigurinë e Izraelit dhe të drejtën e vetëmbrojtjes kundër kërcënimeve nga Irani" dhe aleatët iranian si Hezbollahu nga Libani dhe Huthët nga Jemeni.

Barcelonë - Futbollisti i Barcelonës dhe përfaqësueses së Spanjës, Lamin Jamal mori certifikata nga Libri Ginis i rekordeve.  Futbollisti 17-vjeçar u bë lojtari më i ri i cili mori pjesë në fazën përfundimtare të Kampionatit Evropian, si dhe golashënuesi më i ri në Euro.  Jamal luajti shtatë ndeshje për përfaqësuesen spanjolle të Euro 2024, shënoi një gol dhe katër asistime. Gjatë turneut, lojtari ka mbushi 17 vjet.  Vitin e kaluar Jamali shënoi shtatë gola dhe nëntë asistime në 50 ndeshje për Barcelonën në të gjitha garimet.

QËNDRONI TË LIDHUR