• e martë, 06 gusht 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/5 gusht/2024

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Raporti zyrtar pas hetimit adekuat në tërësi dhe detaje do ta zbardh incidentin që ndodhi më 2 gusht në VIP-sallonin e Aeroportit e Shkupit me presidenten Osmani për ta kuptuar se çka ka ndodhur saktë dhe asnjëherë më të mos përsëriten situata të tilla, tha sot kryeministri i kosovës Albin Kurti në Shkup.

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Kërkesat për ekstradim nga Kosova të Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit, të cilët janë dënuar me burg të përjetshëm për rastin "Monstra" si dhe rasti për ekstradimin e ish pjesëtarit të UÇK-së Blerim Ramadani, i cili gjendet në arrest shtëpiak në Shkup, ishin tema të bisedës në takimin e sotëm ndërmjet kryeministrave të Maqedonisë dhe Kosovës Hristijan Mickoski dhe Albin Kurti. Këto raste, siç theksuan të dy kryeministrat në konferencën e sotme për shtyp në Shkup, do të vazhdojnë në nivel të ministrave të drejtësisë.

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95, EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) me pakicë nga mesnata do të ulen për 0,50 denarë për litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjerikë. Çmimi i benzinës EUROSUPER BS-98 nuk ndryshon.

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski sot para Qeverisë e priti kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Siç kumtuan nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, është parashikuar takim tet-a-tet ndërmjet kryeministrave Mickoski dhe Kurti, ndërsa pastaj edhe takim dypalësh ku përveç kryeministrave do të marrin pjesë edhe delegacionet qeveritare nga të dyja anët.

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet e vazhdoi debatin për amendamentet për ribalancin e Buxhetit. Në fillim të seancës është tërhjekur amandamenti i dorëzuar nga deputetët, Jovanka Trençevska, Sanja Lukarevska dhe Oliver Spasovski, kurse u refuzua edhe amendamenti i Frontit Evropian me të cilin kërkohen 60 milionë denarë për ndërtimin e sallës sportive në shkollën fillore në fshatin Bogovinë.

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Në ditët në vijim do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me paraqitje të vranësirave pasdite dhe me erë të dobët deri mesatare veriore, më e theksuar përgjatë Vardarit, kumtoi DPHM. Herë pas here, e sidomos në fund të javës së punës, në zonat malore do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të shiut të shkurtër dhe bubullima të rralla.

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Gjithsej 29 zjarre në ambient të hapur janë regjistruar gjatë ditës së djeshme, nga të cilat 21 janë shuar, ndërsa tre janë vënë nën kontroll. Aktive janë pesë zjarre, në komunat Makedonski Brod, Demir Hisar, Gjevgjeli, në vendin e quajtur Temna buka në Studeniçan dhe Probishtip, informon sot Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK).

Kumanovë, 5 gusht 2024 (MIA) - Mbi 15.000 persona kanë hyrë, mbi 16.000 kanë dalë në vendkalimin kufitar "Tabanoc" gjatë fundjavës së vazhduar, informuan sot nga MPB. Në vendkalimin kufitar "Pelince" kanë hyrë mbi 5.000 persona, ndërsa kanë dalë mbi 1.700.

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Kryetarja e Gjykatës supreme, Besa Ademi sot ka realizuar takim pune me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir. Ademi në takim theksoi se është me rëndësi të madhe që aktivitetet e gjykatës më të lartë në vend të vlerësohen pozitivisht në Raportin e ri për sundimin e ligjit të Bashkimit Evropian, kumtoi Gjykata supreme.

Kiev, 5 gusht 2024 (MIA) - Ukraina mori 3,9 miliardë dollarë nga SHBA-ja përmes programit të Bankës Botërore, deklaroi kryeministri Denis Shmihall. Ky është kësti i parë në vitin 2024 sipas marrëveshjes së re financiare mes Ukrainës dhe Bankës Botërore i publikuar disa ditë më parë.

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Gjykatësja Xheneta Begtoviq nga Gjykata Themelore Penale Shkup është kandidatja e vetme nga lista pas konkursit të publikuar për zgjedhje të anëtarit të Këshilli Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga radhët e pjesëtarëve gjykatës të bashkësive të cilat janë më pak se 20 për qind e popullatës. 

Londër, 5 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer sot thirri mbledhje urgjente të shefave të policisë, vendim ky që u mor pas protestave disaditore kundër emigrantëve ku u dogjën ndërtesa dhe makina, ndërsa shënjestër ishin edhe hotelet ku janë vendosur azilkërkuesit.

Daka, 5 gusht 2024 (MIA) - Kryeministrja e Bangladeshit, Sheik Hasina u largua nga kryeqyteti Daka për shkak të protestave masive me të cilat kërkohet dorëheqje e saj, deklaroi një burim i afërt me Kabinetin. "Ajo dhe motra e saj u larguan nga Ganababan (rezidenca zyrtare e kryeministres) dhe u larguan në një vend më të sigurt. Ajo deshi të xhironte një fjalim, por nuk pati mundësi që ta bëjë këtë", tha një burim për agjencitë botërore.

Teheran, 5 gusht 2024 (MIA) – Autoritetet iranianë sot bërën të ditur se vendi ka “të drejtë ligjore” të përgjigjet ndaj atentatit në Teheran gjatë javës së kaluar ndaj shefit të Hamasit, Ismail Hania, sulm për të cilin u akuzua Izraeli në mes të luftës në Gazë. 

Daka, 5 gusht 2024 (MIA) - Shefi i ushtrisë së Bangladeshit, Vaker-Uz-Zaman sot publikoi se do të “formojë një qeveri të përkohshme” pasi kryeministrja dha dorëheqje dhe u largua nga kryeqyteti për shkak të protestave masive. "Unë marr përgjegjësinë e plotë," tha gjenerali, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë nëse ai do të drejtonte një qeveri kalimtare.

QËNDRONI TË LIDHUR