• e hënë, 23 dhjetor 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 4 gusht/ 2024 

Shkup- Kryeministri Hristijan Mickoski në intervistë për "Fokus" thotë se edhe krahas asaj se ekzistojnë shumë dyshime të bazuara për krime, të cilat duhet të hetohen sipas informatave të marra nga ana e prokurorisë, në këtë moment shohim se ka zero veprim dhe hetime dhe për këtë shkak, potencoi, nevojiten reforma urgjente në organet e gjyqësisë.

Shkup- Me këtë sjellje të papërgjegjshme BDI-ja kërcënon imazhin ndëretnik në vend dhe paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë si shtet. Dhe ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme si Qeveri për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Maqedonisë si shtet. 

Shkup - Gjithsej 42 zjarre ka pasur dje në ambient të hapur, prej të cilave pesë janë aktualisht aktiv. Katër janë nën kontroll dhe 33 janë shuar, kumtuan nga Qendra për Menaxhim të Krizave (QMK).

Shkup - Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Liban, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje të gjithë qytetarëve tanë që ndodhen në këtë vend, të largohen në rastin e parë të mundshëm.

Shkup - Helikopteri çek “Blek hok” aktualisht vepron në zjarrin në atarin e fshatit Breznicë dhe Tazhevë, zjarr që përfshin një sipërfaqe të madhe dhe është shumë e vështirë për t'u shuar, por nga zjarri nuk është prekur vendi për gjueti Jasen, deklaroi sot drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov.

Shkup - Deri nga fundi i ditës do të mbisundojë mot me diell me vranësira mesatare. Në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore do të ketë paraqitje të të reshurave të shiut dhe bubullima.

Dibër- Kryetari i Aleancës Kosova e Re, ish-presidenti i Kosovës dhe njëri prej shqiptarëve më të pasur në botë, Behxhet Pacolli, publikoi se kryesuesi i departamentit të sigurisë së pasagjerëve në asociacionin ndërkombëtar të transportit ajror (IATA) nga Toronto, me të cilën ai udhëtoi për në Itali, konfirmoi se nuk ka "asnjë lloj imuniteti që mund të justifikojë shmangien e kontrollit të çdo pasagjeri që fluturon me aeroplan".

Tiranë - Në qytetin bregdetar shqiptar, Himare, sot zhvillohen zgjedhje të pjesshme për kryetar bashkie, ku qytetarët me të drejtë vote duhet të zgjedhin se cili nga kandidatët do të jetë në krye të bashkisë në tre vitet e ardhshme.

Paris- Edhe Franca u ka bërë thirrje qytetarëve të saj në Liban që ta braktisin vendin për shkak të rrezikut nga eskalimi ushtarak në Lindjen e Afërt, kumtoi sot Ministria e Punëve të Jashtme.

Romë - Vatikani kumtoi se shpreh keqardhje për skenën në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike në Paris, e cila ishte parodi e pikturës "Darka e Fundit" e Leonardo da Vinçit.

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi se lufta me Rusinë duhet të përfundojë me kushtet ukrainase dhe se beson se është e mundur të zbatohet formula ukrainase e paqes.

Bejrut/Tel Aviv, - Lëvizja shiite libaneze pro-iraniane, Hezbollah, herët në mëngjes kumtoi se ka lëshuar dhjetëra raketa në Beit Hillel në veri të Izraelit.

Tel Aviv– Një palestinez nga Bregu Perëndimor i okupuar, i cili ilegalisht hyri në Izrael, mëngjesin e sotëm në qytetin Holon, në pjesën qendrore të vendit, vrau dy dhe plagosi dy persona të tjerë, raportojnë mediat izraelite. 

Uashington - Ish-presidenti amerikan, Donald Tramp, mbrëmë ka uruar presidentin rus Vladimir Putin për shkëmbimin e madh të të burgosurve mes Rusisë, Bjellorusisë dhe disa vendeve perëndimore.

Los Anxheles - Më shumë se 6 mijë zjarrfikës janë ende duke luftuar me zjarrin masiv, i cili deri më tani është bërë i katërti më i madhi në historinë e Kalifornisë.

Uashington - Presidenti amerikan Xho Bajden shprehu shpresën se Irani do të tërhiqet përkundër kërcënimit se do të hakmerret për vrasjen e liderit të Hamasit në Teheran, Ismail Hania, raportojnë mediat britanike.

Gazë- Grupi militant palestinez Hamas, i cili qeveris Rripin e Gazës, njoftoi mbrëmë se ka filluar një “proces të gjerë konsultimi” për zgjedhjen e liderit të ri të lëvizjes, pas vrasjes së Ismail Hania, transmetuan mediat britanike.

Gazë - Të paktën 18 persona e humbën jetën mëngjesin e sotëm në sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës, duke përfshirë të paktën katër persona që u vranë në sulmin ajror izraelit në kampin ku strehohen palestinezët e zhvendosur në Deir al-Balah, në qendër të Gazës.

Karakas - Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro, i cili në zgjedhjet më 28 korrik fitoi mandatin e tretë, por fitorja e të cilit kontestohet nga opozita vendase dhe liderët perëndimore, deklaroi mbrëmë se në protestat antiqeveritare në gjithë vendin, që filluan menjëherë pas zgjedhjeve, deri më tani janë arrestuar rreth 2.000 persona. 

Dakë - Të paktën shtatë persona e kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra janë lënduar në përleshjet e sotme në Bangladesh, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba që t'i shpërndajë dhjetëra mijë demonstruesit, të cilët kërkojnë dorëheqje nga kryeministrja, Sheik Hasina.

Stamboll - Reprezentuesi gjerman Ilkaj Gundogan është në listën e dëshirave të menaxherit të ri të Fenerbahçes, Zhoze Murinjo, njoftojnë mediumet spanjolle dhe turke.

QËNDRONI TË LIDHUR