• e enjte, 20 qershor 2024
MIA Flesh

18:00 / 18 qershor / 2024

Shkup - Çdo anëtar i kësaj qeverie duhet të ketë qëndrime promaqedonase dhe çdonjëri që do të dalë jashtë kësaj rruge, pa dallim të çfarëdo lloj qëndrimesh "pro", më nuk do të jetë pjesë e kësaj Qeverie, deklaroi Mickoski i pyetur për koment për reagimet në publik pas propozimit të tij që Ivan Stoillkoviq, kryetari i Partisë Demokratike të Serbëve të jetë zëvendëskryeministër përgjegjës për marrëdhënie me bashkësitë. 

Shkup - Koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, konsideron se nga propozimi për punën dhe përbërjen e Qeverisë së re, shihet se nuk ka plan të qartë në pjesën e ekonomisë dhe nuk ka drejtime të qarta për interesat strategjike. Ai sot në një deklaratë për media në Kuvend tha se potenciali kuadro që ofrohet nuk i përmbush pritshmëritë e qytetarëve.

Shkup - Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, së bashku me koordinatorët e grupit parlamentar dhe anëtarëve të Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski dhe deputeten dhe anëtare e KE Marija Miteva realizuan takim me Stefani Rust, nënkryetare për programin e NDI-së në Kuvend ku siç informojnë nga partia është theksuar bashkëpunimi i shkëlqyer i viteve të kaluara dhe rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit në të ardhmen.

Shkup - Mandati dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot në dhomën ligjdhënëse e ka dorëzuar propozimin për përbërjen e qeverisë dhe programin për punën e saj, pasi të dielën në mbrëmje Komiteti ekzekutiv dhe komiteti qendror i VMRO-DPMNE konfirmojnë pesëmbëdhjetë anëtarët. Mickoski theksoi se qytetarët kanë pritshmëri të mëdha, sepse siç tha ai, në shtatë vitet e fundit vendi është pushtuar nga disa pushtetarë.

Shkup - Dje në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” me lëndim nga një plumb qorr nga armë e zjarrit është sjellë një tridhjetë e pesë vjeçar nga Shkupi, i cili teksa drejtonte biçikletën në zonën e Çairit ka ndjerë dhimbje në shpinë, pas së cilës është transportuar në institucionin mjekësor. Rasti, siç informojnë nga MPB-ja, është raportuar dje në ora 19:45 në SPB Shkup, nga Kompleksi i klinikave “Nënë Tereza

Shkup - Pasi të konsolidohen dhe të përfundojnë zhvillimet e brendshme, jam në dispozicion dhe u shtrij dorën që së bashku të ndërtojmë konsensus dhe qëndrime që janë me rëndësi kombëtare për atdheun tonë të përbashkët, tha lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan. Mickoski, duke sqaruar atë që tha për LSDM-në në fjalimin e tij në shënimin e djeshëm të ditëlindjes së partisë së tij.

Shkup - Pas masave të ndërmarra për ndalimin e lypjes në rajonin e Qendrës dhe Bit Pazarit, nëpunës të policisë nga SPB Shkup - Stacioni policor Qendër kanë arrestuar gjashtë persona nga Shkupi, të cilët ishin kapur duke lypur në bulevardin "Goce Dellçev".

Prishtinë - Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, sot në Prishtinë do të takohet me zëvendëskryeministrin e parë për Integrime Evropiane dhe kryenegociator të Kosovës, Besnik Bislimi, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla sot deklaroi se në kohën kur Qeveria serbe financon terrorizmin, është e nevojshme që të investohet në sigurinë e ardhshme të Kosovës, transmeton Beta. Sveçla në Fejsbuk publikoi se së bashku me përfaqësuesit e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës dhe policisë së Kosovës ka vizituar panairin më të madh të industrisë së sigurisë "Eurosator" në Paris.

Tiranë - Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj udhëton sot për vizitë zyrtare dyditore në Republikën Federale të Gjermanisë me ftesë të presidentit gjerman, Frank-Valter Shtajnmaer. Takimi i tyre është caktuar për të mërkurën dhe më pas do të ketë takim të delegacioneve të dy vendeve.

Zagreb - Mediat kroate sot publikuan se tre nga pesë pacientë të infektuar me legjionelozë kanë humbur jetën në Qendrën klinike të Zagrebit. Më herët, Qendra klinike kumtoi se pacientët e infektuar në spitalin e Zagrebit janë të sëmurë rëndë dhe se legjioneloza ka përkeqësuar në mënyrë drastike gjendjen e tyre.

Bruksel - Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhozep Borel e ka dorëzuar raportin për masat për Kosovën vendeve anëtare, konfirmoi zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Diskutimi i parë rreth këtij raporti do të mbahet të mërkurën në nivel të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së. Nuk dihen detajet nga raporti.

Pekin - Presidenti kinez Si Xhinping sot bëri thirrje për përpjekje të gjithëpërfshirëse për të mbrojtur jetët dhe pronat nga përmbytjet pas përmbytjes së provincave jugore të Kinës. Ai bëri thirrje që të bëhen të gjitha përpjekjet e mundshme për të çliruar njerëzit e bllokuar dhe për të gjetur të zhdukurit nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Kinën jugore. Më shumë se dhjetë persona kanë vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në ditët e fundit në provincat jugore të Kinës.

Tel Aviv – Transmetuesi publik izraelit Kan raportoi dje se inteligjenca izraelite i kishte paralajmëruar zyrtarët ushtarakë izraelitë disa javë para sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar se grupi palestinez po përgatit një sulm. Njësia e inteligjencës së sinjaleve të ushtrisë izraelite ka përgatitur raport që në shtator, më pak se një muaj para sulmit të Hamasit që ndezi luftën aktuale në Rripin e Gazës.

Nion - Përfaqësuesit e Maqedonisë në Ligën e Konferencës së UEFA-s, Shkendija dhe Tetex, i fituan kundërshtarët në raundin e parë kualifikues. Pas shortit në Nion, nënkampioni Shkendia do të përballet në start me Noah të Armenisë, ndërsa fituesi i Kupës Tikvesh do të luajë kundër Breidablik nga Islanda.

Los Anxhelos - Kompania farmaceutike "Astra-Zeneka" sot kumtoi se ilaçi i saj i ri i kancerit të gjirit "Trukap" në kombinim me agjentin e kimioterapisë "Paklitaksel", dështoi të përmbushë qëllimet e tij kryesore në një provë në fazën e fundit në drejtim të përmirësimit të trajtimit të përgjithshëm te pacientët me disa lloje të kancerit të gjirit.

Nju Jork - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të luftës kundër urrejtjes, theksoi se gjuha e urrejtjes është tregues i diskriminimit, keqpërdorimit, dhunës, konflikteve dhe krimeve kundër njerëzimit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR