• e shtunë, 28 shtator 2024
MIA Flesh

09:00/18 qershor/2024

Shkup - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta mbajë mbledhjen e pestë. Siç qëndron në ueb-faqen e Kuvendit, në rend dite të kësaj mbledhje janë dy pika - Propozim-vendimi për konstatimin e përbërjes së Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim-vendimi për zgjehdje të kryetarit, anëtarëve dhe zëvendës-anëtarëve të Këshillit të Kanalit kuvendor.

Shkup - Mandatari Hristijan Mickoski pritet që sot në Kuvend t'i dorëzojë propozimin për përbërjen e qeverisë dhe programin për punën e saj. Votimi për qeverinë e re pritet të bëhet këtë fundjavë. Seancën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi pritet ta caktojë për të shtunën në ora 11:00 dhe duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e së dielës.

Shkup -  Komunikacioni në rrugën Gradsko - Prilep, i cili është në ndërprerje për shkak të një aksidenti komunikacioni, është normalizuar që nga mbrëmë në orën 23:45, njofton LAMM. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata.  Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Shkup - Në organizim të Rrjetit raportues hulumtues ballkanik (BIRN) prej sot e deri më 20 qershor në Shkup do të mbahet konferenca rajonale për liri të internetit. Në konferencë, siç paralajmërojnë nga BIRN, do të marrin pjesë ekspertë nga fusha e të drejtave dhe lirive digjitale nga të gjitha fushat relevante, si dhe të institucioneve të angazhuara për politikat lidhur me internetin. Mes tyre do të ketë përfaqësues qeveritarë, organizata qytetare, aktivistë për të drejta digjitale, akademikë, gazetarë dhe entuziastë për teknologji dhe politika të internetit nga Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Shkup - Kuvendin sot do ta vizitojë drejtoresha ekzekutive e NDI-së, Stefani Rast. Siç informojnë nga pres shërbimi i Kuvendit, nga ora 9:30 deri në orën 10:30, Rasti do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashin, ndërsa nga ora 10:30 deri në orën 11:20 do të ketë takime me deputetët e LSDM-së - Jovan Mitreski, Oliver Spasovski, Sanja Llukarevska. Nga ora 14:15 deri në orën 14:45 do të realizojë takim me përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së - Hristijan Mickoski, Nikolla Micevski.

Shkup - Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" -  Shkup sonte do të mbajë Akademi solemne  me rastin e shënimit të 65 vjetorit jubilar. Në akademi, siç paralajmërojnë organizatorët, fjalime duhet të mbajnë  Vladimir Atanasovski, dekan i FEIT-it, Biljana Angellova, rektore e Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" -  Shkup, si dhe Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska - Davkova.

Shkup - Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në zonat malore do të ketë kushte për shfaqje të izoluar të shiut të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë. Indeksi UV=8 Në Shkup moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 37 gradë.

Bruksel - Shefat e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare të BE-së në takimin e djeshëm joformal në Bruksel nuk arritën marrëveshje rreth zgjedhjes së funksionarëve më të lartë në Union, informoi kryetari i Këshillit evropian, Sharl Mishel. "Takimi paraqiste mundësi të mirë për t'u këmbyer mendime rreth rezultateve zgjedhore dhe për përgatitje të takimit formal të Këshillit evropian që do të mbahet këtu në Bruksel javën e ardhshme. mendoj se diskutimi u zhvillua në kahje të duhur, por në këtë fazë sonte nuk ka marrëveshje", deklaroi Mishel pas përfundimit të takimit joformal të liderëve evropianë.

Bruksel - Debati për ndërlidhje mes politkës kohezive dhe Axhendës strategjike të BE-së, si dhe miratimi i konkluzioneve për Raportin e 9-të për kohezion, do të jenë temat kryesore në takimin e sotëm të ministrave të vendeve-anëtare të Unionit të angazhuar për politikë kohezive që do të mbahet  në Luksemburg. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, me këtë mbledhje formale të Këshillit për punë të përgjithshme (GAK) të BE-së kushtuar politikës kohezive në emër të kryesimit belg me Unionin do të kryesojë kryetari i Qeverisë së rajonit të Valonisë, Elio Dio Rupo.

Jerusalem - Armata izraelite njoftoi se së shpejti do t'i arrijë të gjitha qëllimet e ofensivës së saj në qytetin Rafah në Rripin e Gazës.  Gjysma e njësive luftarake të lëvizjes islamike palestineze Hamas, e cila ka qeverisur në Rripin e Gazës para sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit jugor, është shkatërruar, thuhet në njoftimin e Forcave të Armatosura izraelite (IDF). Midis 60 për qind dhe 70 për qind e territorit të qytetit në enklavën jugore palestineze është tani nën "kontrollin operacional" të IDF-së.

Jerusalem - Së paku tre persona janë lënduar, ndërsa tetë janë arrestuar mbrëmë vonë në jerusalem në konflikte të ashpra mes demonstruesve dhe policisë para rezidencës private të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu, kumtuan mediumet izraelite. Sipas "Tajms of Izrael", policia përdori topa me ujë për t'i shpërndarë demonstruesit. Mijëra demonstrues dolën në rrugët e Jerusalemit paraprakisht për ta shprehur protestën e zyte kundër qeverisë së Netanjahut për shkak të disfatës për të arritur marrëveshje për pengjet, lajmëroi DPA.

Phenian - Disa ushtarë të Koresë së Veriut janë plagosur në një shpërthim mine tokësore pranë kufirit shumë të fortifikuar me Jugun, njoftojnë mediat e Koresë së Veriut, duke e cituar Shtabin e Përgjithshëm të Seulit. "Ushtria e Koresë së Veriut ka pësuar shumë viktima për shkak të një shpërthimi të minës gjatë operacioneve", thuhet në njoftim, pa u theksuar detaje plotësuese.

Uashington - Shtabi parazgjedhore i presidentit amerikan Xho Bajden do të përqendrohet drejt gjykimit për vepër penale të kundërkandidatit republikan Donald Tramp në fushatën prej 50 milionë dollarëve para debatit të parë presidencial mes dy kandidatëve më 27 qershor. Ky është një nga shpenzimet më të mëdha për reklamim të fushatës deri më tani dhe shënon ndryshim të madh në qasjen e Bajdenit drejt pranimit të fajit të Trampit në mëdyshjen e parë të presidentit që të marrë vendim për këtë çështje që të evitojë implikim në problemet juridike të presidentit të mëparshëm amerikan.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR