• e hënë, 23 dhjetor 2024
MIA Flesh

12:00/18 qershor/2024/

Shkup - Nga e enjtja (20 qershor) deri të martën (25 qershor deri në orën 15) do të realizohet regjistrimi i parë elektronik i nxënësve për regjistrim në arsimiin e mesëm për vitin shkollor 2024/2025.  Regjistrimi i dytë do të jetë më 1 korrik dhe 2 korrik  deri në orën 15.

Shkup - Enti shtetëror për revizion ka kryer revizion të raporteve revizore së bashku me revizioinin e harmonizimit të Agjencisë për punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Me revizionin e kryer për vitin 2022 është shprehur mendim i padëshiruar për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare dhe për harmonizimin me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikën e  vendosura.

Shkup - Njëmbëdhjetë zjarre në ambiente të hapura evidentoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK) në 24 orët e fundit. Siç ceket në kumtesë, të gjitha janë shuar.

Bruksel - Liderët e vendeve-anëtare të BE-së në samitin e mbrëmshëm joformal në Bruksel nuk kanë arritur marrëveshje rreth pakos së pritur për shpërndarje të vendeve më të larta dejtuese në Union, por, siç informoi kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel pas takimit, vetëm kanë pasur "diskutim të mirë".

Bruksel - Hungaria ka hequr dorë nga kundërshtimi që Mark Rute të emërohet sekretar i përgjithshëm i NATO-s, publikuan mediat holandeze. Kjo ndodhi pasi që kryeministri holandez në dorëheqje dhe kolegu i tij hungarez Viktor Orban u takuan në margjinat i takimit të liderëve të BE-së në Bruksel.

Bruksel - Shefi i NATO-s, jens Stoltenberg, për Bi-Bi-Si deklaroi se Kina duhet të përballet me pasoja për mbështetjen e luftës ruse në Ukrainë nëse nuk e ndryshon sjelljen e vet.

Kiev - Forcat Ajrore të Ukrainës sot njoftuan se sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase gjatë natës shkatërruan të dhjetë dronët e lëshuar nga Rusia kundër Ukrainës, njoftuan mediat britanike.

Moskë - Rusia i ka filluar manovrat detare në Oqeanin Paqësor, duke i përfshirë stërvitjet për luftëra kundër nëndetëseve dhe sulmeve kundërajrore, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Gazë - Së paku 17 njerëz e humbën jetën gjatë bombardimit të mbrëmshëm izraelit ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, kumtuan mediumet lokale.

Bejrut - I dërguari i posaçëm amerikan, Amos Hohshtajn sot filloi bisedime kyçe me përfaqësues zyrtarë libanezë me qëllim të depërshkallëzimit të dhunës në kufirin libanezo-izraelit.

Sidnei - Kryeministri kinez Li Kiang sot e përfundoi vizitën katërditore në Australi me një vizitë në një rafineri të litiumit, që është një indikacion i interesimit të Pekinit për mineralin e nevojshëm për automjetet elektrike.

Seul - Dhjetëra ushtarë të Koresë së Veriut kaluan kufirin me Korenë e Jugut dhe më pas u tërhoqën pas paralajmërimit, bënë të ditur përfaqësues ushtarakë në Seul.

Kito - Të paktën shtatë persona e kanë humbur jetën gjatë rrëshqitjes së dheut në Ekuadorin qendror të shkaktuara nga reshjet e dendura gjatë fundjavës, njoftuan autoritetet lokale.

Dyseldorf - Sulmuesi francez Olivie Zhiru u përqendrua në lëndimin e Kilian Mbapes në ndeshjen me Austrinë (1:0) në Euro 2024.

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR