• e mërkurë, 26 qershor 2024
MIA FLESH

15:00 / 18 qershor / 2024

Shkup - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Polonisë, Kshishtof Gzhelçik. Në takim, kumtuan nga kabineti i Siljanovska Davkovës, janë shkëmbyer mendime për zhvillimet aktuale politike në të dyja vendet, sfidat aktuale dhe mundësitë për shfrytëzimin e potencialeve për thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Shkup - Kuvendi në seancën e pestë të sotme i zgjodhi anëtarët e Këshillit Buxhetor të Kuvendit dhe Këshillit të Kanalit kuvendor. Për kryetar të Këshillit Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është zgjedhur Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit, ndërsa për zëvendsëkryetare Sanja Llukareska, kryetar i Komisionit për Financa dhe Buxhet. Anëtarët e Këshillit buxhetor janë zgjedhur deputetët - Bojan Stojanoski, Eli Panova, Igor Zdravkovski, Lidija Petkovska, Halil Snopçe, Fatmir Bytyqi, Ilir Hasani dhe Borisllav Kërmov.

Shkup - Menaxhimi digjital, privatësia dhe mbrojtja e të dhënave, onlajn dezinformaat, ekstremizmi i dhunshëm dhe përdorimi përgjegjës i inteligjencës artificiale janë në fokusin e Konferencës rajonale për intrnet-lir8i që po mbahet në Shkup nga sot deri më 20 qershor në organizim të Rjetit hulumtues ballkanik të reporterëve (BIRN).

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka realizuar takim me ambasadorin e Hungarisë, Andrash Klajn. Siç njofton Kabineti presidencial, në takim u përshëndet dialogu intensiv politik dhe u shpreh gatishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm të suksesshëm ndërmjet dy vendeve në planin bilateral dhe multilateral.

Shkup - Në moshën 89-vjeçare ndërroi jetë Stojan Andov, kryetari i parë i Kuvendit të Republikës së pavarur të Maqedonisë. U lind në vitin 1935 në Kavadar, Republika e Maqedonisë. Diplomoi në Fakultetin ekonomik në Shkup, ndërsa magjistroi në Universitetin e Beogradit.

Shkup - Nga nesër deri të dielen, siç njoftojnë nga DPHM-ja, vendi do të jetë nën ndikimin e një mase ajri të qëndrueshme dhe shumë të ngrohtë nga jugu, e cila do të shkaktojë mot me diell dhe të nxehtë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Temperaturat ditore gjithandej do të jenë mbi 30, ndërsa në vend të kësaj do të arrijnë 40 gradë. 

Shkup - Konsumatorët e lagjes Autokomandë (zona e lartë) janë pa ujë nga ora 12:40 për shkak të defektit në rrugë në parkun Gazi Babë, njofton NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi - Shkup. Ndërprerja në furnizimin me ujë do të zgjasë deri në riparimin e defektit. 

Prishtinë - Drejtori i Doganës në Kosovë, Agron Llugaliu ka deklaruar se në dy vjetët e fundit ka rënie të kontrabandës në pjesën veriore të vendit, derisa sipas tij, sundimi i ligjit në atë pjesë është i shtrirë në mënyrë efikase. Llugaliu ka thënë se masa e sigurisë ndaj mallrave serbe e vendosur një vit më parë, ka ndikuar që të mos ketë kontrabandim të armatimit dhe pajisjeve tjera nga Serbia.

Prishtinë - Izraeli dhe Kosova sot në ambasadën izraelite në Prishtinë do ta nënshkruajnë marrëveshjen për lëvizje të lirë pa regjim vizash për qytetarët e të dy shteteve, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Siç kumtoi ambasada izraelite, në zyrtarizimin e kësaj marrëveshjeje, që u arrit që në janar të këtij viti, do të marrë pjesë edhe ministri i jashtëm izraelit, Mosha Arbel.

Tiranë - Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Taulant Balla, në Berlin bisedoi me kolegen e tij gjermane, Nensi Feser. Balla dhe Feser e cekën bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes policive të Shqipërisë dhe Gjermanisë në luftën e tyre kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik dhe emigracionit ilegal në operacionet e tyre të përbashkëta dhe bashkëpunimin e tyre në Interpol, Europol dhe organizata të tjera.

Tiranë -  Ministri shqiptarë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Paqen dhe Rritjen e Qëndrueshme, që u mbajt në Athinë, nga ku porositi se "anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE, është  thelbësor për stabilitetin e Evropës".

Athinë - Javën e kaluar gjatë kohës së valës katërditore të të nxehtit kanë shpërthyer rreth 200 zjarre me të cilat me kohë jemi përballur para se të përhapen, falë përpjekjeve të mëdha të zjarrfikësve dhe të gjitha forcave të mbrojtjes civile, tha ministri për kriza klimatike dhe mbrojtje civile të Greqisë Vasilis Kikilas, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë - Katër nga dhjetë grekë (43 për qind) kanë mendim neutral për Maqedoninë e Vriut, 37,5 negativ, ndërsa vetëm 18 për qind pozitiv, pothuajse i ndarë është mendimi për mbështetje të perspektivës së BE-së të vendit, ndërsa Marrëveshja e Prepës për 38,5 për qind e të anketuarve është e dëmshme, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i mendimit publik të fondacionit grek për politikë të jashtme ELIAMEL, në bashkëpunim me Universitetin e Selanikut Maqedonia dhe Fondacioni Konrad Adenauer, njofton korespondenti i MIA-s nga Athina.

Athinë - Dikasteret për bujqësi, konkurrencë ose mbrojtje dhe dikasteret për zgjerim të Unionit, sipas mediave greke, janë në axhendën e Qeverisë greke në vigjilje të shpërndarjes së pozicioneve në BE, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina. Mediat në Greqi shkruajnë se Qeveria dëshiron të marrë një pozicion të komisarit për zhvillimin dhe rritje të unionit, megjithatë një nga dëshirat është edhe komisari për zgjerim.

Bratislavë -  Presidenti i Sllovakisë, Peter Pelegrini,  deklaroi sot se Bratislava e mbështet kandidaturën e Mark Rutes për sekretar të përgjithshëm të NATO-s.  Pelegrini theksoi se Sllovakia deri më tani kishte preferuar një kandidat "gjeografikisht më të afërt" nga Evropa Qendrore dhe Lindore, si presidenti rumun Klaus Johanis, por tani mbështet Ruten.

Bruksel - Maqedonia e Veriut në Buxhetin shtetëror për vitin 2024 për nevojat e mbrojtjes ka paraparë 263 milionë dollarë, që paraqet 2,22 për qind të BPV-së së vendit, ceket në raportin më të ri të NATO-s për shpenzimet mbrojtëse të vendeve anëtare.

Bruksel - Shkalla vjetore e inflacionit në Eurozonë muajin e kaluar ka qenë 2.6 për qind, që paraqet një rritje prej 0.2 pikë përqindje kundrejt 2.4 për qind të prillit, ndërsa në nivel të gjithë BE-së arrin 2.7 për qind ose 0.1 pikë përqindje më shumë krahasuar me prillin e vitit 2024 kur ishte 2.6 për qind, kumtoi sot Agjencia Evropiane e Statistikave – Eurostat.

Gjenevë -  Komisioneri i Lartë i KB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk sot deklaroi se ka një mungesë prej 40,8 miliardë dollarë për ndihma humanitare në mbarë botën.  Ai vuri në dukje se shpenzimet ushtarake vitin e kaluar në nivel global ishin 2.5 trilionë dollarë, një rritje prej 6,8 për qind krahasuar me vitin 2022.

Teheran - Tetë persona e kanë humbur jetën në zjarrin që shpërtheu në qytetin iranian Rasht. Sipas të dhënave të para në zjarrë pësuan pacientët nga reparti i kujdesit intensiv.  Sipas mediave lokale, janë shpëtuar rreth 140 pacientë. Supozohet se numri i viktimave mund të jetë më i madh

Pekin - Kina i ka bërë thirrje NATO-s që të "ndalojë ta hedhë fajin" për luftën në Ukrainë, pasi sekretari i përgjithshëm i Aleancës akuzoi Pekinin për acarim të konfliktit përmes mbështetjes për Rusinë. Jens Stoltenbergu i bëri thirrje Kinës që të përballet me pasojat për, siç e quajtën autoritetet amerikane një presion të madh eksportues për të rindërtuar industrinë ruse të mbrojtjes.

Mynih - Portieri i kombëtares ukrainase  Andrej Lunin kërkoi ndjesë për humbjen ndaj Rumanisë (0:3) në raundin e parë të turneut të grupeve Euro 2024. "Dëshiroj t'i kërkoj ndjesë ekipit, të gjithëve. Ende nuk ka mbaruar. Nuk kemi zgjidhje, duhet shpejt të marrim veten, të kalojmë në ndeshjen tjetër, të bëjmë gjithçka që është e mundur dhe e pamundur për të shkuar më tej", deklaroi Lunin për mediat ukrainase. 

QËNDRONI TË LIDHUR