• e hënë, 22 korrik 2024
MIA FLESH

09:00 / 22 maj / 2024

Shkup - Ambasada e Republikës së Sllovenisë në Maqedoninë e Veriut së bashku me Asociacionin e Biznesmenëve të Sllovenisë dhe Maqedonisë,  sot në Shkup organizon konferencë ekonomike për 20 vjet nga anëtarësimi i Sllovenisë me titull "Çfarë na solli  anëtarësimi 20 vjeçar në BE në planin ekonomik".

Shkup - Në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6 sot do të ketë rivotim për zgjedhjet parlamentare 2024. Rivotimi në njësinë e pestë zgjedhore do të bëhet në vendvotimet 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 dhe 1470/1 në Dollnen dhe 1844 në Strugë, ndërsa në njësinë e gjashtë zgjedhore në vendvotimin 2101 në Zhelinë.

Shkup - Enti Shtetëror i Statistikave sot do të jetë nikoqir i përfaqësuesve të Institucioneve supreme revizore në Serbisë dhe Sllovakisë, në ngjarjen e mbështetur nga Programi për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në të cilin do të prezantohen Raportet nacionale përfundimtare me temë "Gatishmëri e vendeve për implementimin e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshme të Kombeve të Bashkuara deri në vitin 2030" si dhe Raportin e përbashkët revizor për revizionin paralel të zbatuar mes Entit Shtetëror të statistikave dhe Institucionit shtetëror revizor të Republikës së Serbisë.

Shkup - Të punësuarit e SHA "Posta e Maqedonisë" sot në të gjitha filialet në vend do të mbajnë protestë duke kërkuar pagesën e pagës për muajin prill dhe fillimin e menjëhershëm të reformave për riorganizimin dhe optimizmin në punë.

Shkup - Moti sot në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Vende-vende,  sidomos në pjesët lindore moti  do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, ndërsa lokalisht do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi perëndimor. Temperaturat minimale do të jenë në interval  nga 11 deri në 18, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 23 deri në 29 gradë.

Prilep - Në orën 7 janë hapur katër vendvotimet, dy në komunën e Dollnenit dhe dy në komunën e Krushevës, ku po rivotohet për zgjedhjet parlamentare në njësinë e pestë zgjedhore. Votimi ka filluar pa ndërprerje dhe pa probleme, konfirmojnë nga komisionet komunale zgjedhore.  Në Krushevë  rivotohet në një vendvotim në vendbanimet Jakrenovë dhe Buçin: në Jakrenovë është vendvotimi 1202, kurse në Buçin 1194. Në dy vendvotime janë regjistruar gjithsej 767 banorë me të drejtë vote.

Tiranë - Shefi i diplomacisë së Britanisë së Madhe, Dejvid Kameron, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare  në Tiranë. Pas mbërritjes, në mesditë takimine parë do ta ketë me kryeministrin Edi Rama,  pas së cilës është planifikuar një konferencë e përbashkët për shtyp.

Tel Aviv - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se Izraeli nuk planifikon të ndërtojë  vendbanime në Rripin e Gazës pasi të përfundojë lufta atje, transmeton DPA. "Zhvendosja e Gazës ... kurrë nuk ka qenë në tryezë. Disa nga votuesit e mi nuk janë të kënaqur për këtë, por ky është pozicioni im", tha Netanjahu në një intervistë për televizionin amerikan Si-En-En. 

 Teheran -  Dhjetëra mijëra iranianë janë mbledhur mëngjesin e sotëm në qendër të Teheranit për funeralin e presidentin iranian Ebrahim Raisi, i cili humbi jetën si pasojë e rrëzimit të helikopterit. Njerëzit u mblodhën rreth ndërtesës së Universitetit të Teheranit, ku lideri suprem i Republikës Islamike, Ajatollah Ali Hamenei, do të udhëheqë lutjen në ceremoninë mortore.

QËNDRONI TË LIDHUR