• e hënë, 28 tetor 2024

MB-ja e Koresë së Jugut: Kim Xhong Un mbërriti në Rusi në takim me Putinin

MB-ja e Koresë së Jugut: Kim Xhong Un mbërriti në Rusi në takim me Putinin

Seul, 12 shtator 2023 (MIA) - Lideri i Koresë së Veriut, Kim Xhong Un, ka mbërritur në Rusi para takimit me presidentin rus Vladimir Putin, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut. 

 “Ka pasur indikacione se treni privat i blinduar i Kimit e ka kaluar kufirin me Rusinë këtë mëngjes", bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në Seul.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskovi deklaroi se takimi i Putinit me Kimin do të mbahet në lindjen e largët të Rusisë, raportuan mediat ruse. Peskovi tha se do të ketë takime mes dy delegacioneve dhe bisedime në katër sy para darkës zyrtare. 

 Media shtetërore të Koresë së Veriut paraprakisht konfirmuan se Kimi është nisur për në Rusi Pheniani me një tren të blinduar të dielën pasdite.

Kremlini dje e konfirmoi takimin e planifikuar midis Kimit dhe Putinit në qytetin rus të Vladivostok në bregdetin rus të Paqësorit. 

 Kimi "do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Rusi në ditët në vijim" dhe do të takohet me Putinin "me ftesë" të liderit rus, bëri të ditur Kremlini në faqen e tij zyrtare.

Tajmsi raportoi se Kimi planifikon të negociojë me Putinin për furnizimet me ar

më. Kimi shumë rrallë largohet nga Koreja e Veriut, ndërsa largohet, udhëton me tren të blinduar. 

 

Sipas një raporti të Njujork tajmsit, vizita duhet të ndodhë në margjinat e forumit ekonomik në Vladivostok, në bregun lindor të Rusisë, i caktuar për 10-13 shtator.

Pas konfirmimit të takimit, Departamenti Amerikan i Shtetit bëri të ditur se Uashingtoni e mban të drejtën për të vendosur sanksione shtesë për Rusinë dhe Korenë e Veriut duke pasur parasysh bisedimet e planifikuara për dërgimin e armëve. 

"Çdo transferim të armëve nga Koreja e Veriut në Rusi do të ishte shkelje e disa rezolutave të Këshillit të Sigurimit të KB-së. Fakti që Rusia duhet ta lusë Korenë e Veriut për mbështetje ushtarake flet për efektivitetin e sanksioneve tona dhe kontrolleve tona të eksportit, se u janë mohuar armët që u nevojiten dhe lëndët e para që u nevojiten për ta mbështetur këtë luftë", deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. Metju Miler.

Kimi ka qenë vetëm një herë në Rusi, kur e vizitoi Vladivostokun në prill të vitit 2019 - gjithashtu me trenin e tij të blinduar. Atëherë bisedimet me Putinin ishin të fokusuara në programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik. 

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR