• e mërkurë, 26 qershor 2024

Makroni e fillon vizitën treditore në Gjermani

Makroni e fillon vizitën treditore në Gjermani

Berlin, 26 maj 2024 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot e fillon vizitën treditore në Gjermani, që është vizita e parë e një presidenti francez në Berlin gjatë 24 viteve të fundit. 

Makroni do të takohet me presidentin gjerman Frank Valter Shtajnmajer, me të cilin do të vizitojë disa rajone të Gjermanisë dhe do t'i theksojë marrëdhëniet e mira dhe të vetme mes të dyja vendeve, është bërë e ditur në ueb-faqen e presidentit gjerman.

Është paralajmëruar se Makroni dhe Shtajnmajeri sot së pari do ta vizitojnë festivalin e demokracisë në Berlin që ta shënojnë 75-vjetorin e ligjit themelor gjerman dhe 35-vjetorin e revolucionit të qetë në vitin 1989 që shkaktoi përsëri bashkim të të dyja Gjermanive. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR