• e premte, 11 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Liderët e BE-së për vizitë në Kiev me rastin e përvjetorit të tretë të invazionit rus ndaj Ukrainës

Liderët e BE-së për vizitë në Kiev me rastin e përvjetorit të tretë të invazionit rus ndaj Ukrainës

Bruksel, 24 shkurt 2025 (MIA) - Kreu i Këshillit të Evropës, Antonio Koshta dhe 21 anëtarë të Komisionit evropian, të kryesuar nga kryetarja e tij, Ursulla fon der Lajen sot qëndrojnë në Kiev, em qëllim që ta shprehin mbështetjen e paluhatshme të BE-së për luftën e Ukrainës për pavarësi dhe liri, tre vite prej fillimit të invazionit rus ndaj vendit.

Koshta javën e kaluar duke e paralajmëruar vizitën në Kiev, potencoi se qëllimi i saj është të konfirmohet "mbështetja për popullin heroik ukrainas dhe për presidentin e zgjehdur në mëynrë demokratike".

"E hënë, 24 shkurt, është përvjetori i tretë i invazionit të plotë rus ndah Ukrainës. Vendosa të jem në Kiev me këtë rast, me Ursulla fon der Lajen, në mënyrë që ta konfirmojmë mbështetjen tonë për popullin heroik ukrainas dhe presidentit të zgjehdur në mënyrë demokratike Zelenski", theksoi Koshta në kumtimin në X.

Zëvendësi i zëdhënist kryesor të Komisionit evropian, Stefan de Kersmaker, ndërkaq të premten deklaroi se Fon der Lajen dhe anëtarë të Kolexhit të komisarëve do të qëndrojnë në Kiev për "ta shprehur mbështetjen e paluhatshme të Evropës për luftimet e Ukrainës për liri dhe pavarësi".

Ai informoi se Fon der Lajen do të ketë takim me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, me të cilin do të bashkëryesojnë me mbledhjen e përbashkët të Kolexhit të komisarëve të BE-së dhe Qeverisë së Ukrainës, në të cilën, sipas paralajmërimeve, do të bisedohet për të ardhmen e Ukrainës si komb i lirë, sovran dhe evropian".

Paraprakisht gjatë ditës, është paraparë përfaqësuesit e lartë të BE-së t'u shprehin respekt ushtarëve të vrarë ukrainas, si dhe atyre që ende luftojnë në linjat e para të frontit kundër agresionit brutal rus.

Në paralajmërimin e vizitës në Kiev, Komisini evropian theksoi se gjatë tre viteve të fundit BE-la qëndron fuqishëm në anën e Ukrainës dhe i ndërmori të gjitha përpjekjet për t'i siguruar vendit të gjendet në pozitë për të arritur paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.

Në prag të përvjetorit të fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, dje në shtizat para selive së Komisionit evropian dhe të Parlamentit evropian në Bruksel, krahas flamujve evropianë, u cekën edhe flamujt ukrainas.

"Nesër bëhen tre vite prej se Rusia e filloi invazionin  saj të plotë ndaj Ukrainës. Ditë e cila çdoherë do të shënohet me turp. Sot e ngrisim flamurin ukrainas para selisë sonë. Valëvitet lartë dhe me krenari në zemrën e Evropës. Ku e ka vendin", kumtoi me atë rast Fon der Lajen në X.

Më 24 shkurt të vitit 2022 Rusia kreu invazion ndaj Ukrainës duke e filluar konfliktin deri më tani më të madh dhe më vdekjeprurës në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, në të cilin jetën e humbën qindra mijë ushtarë dhe dhjetëra mijë civilë ukrainas. Për momentin Rusisa nën okupim mban rreth 20 prë qind të territorit të Ukrainës. Plotësisht, për shkak të konfliktit mbi 16 milionë ukrainas i braktisën shtëpitë e veta, prej ku rreth tetë milionë janë të zhvendosur në brendësi të Ukrainës, ndërsa pothuajse 8,2 milionë e braktisën vendin me çka u krijua kriza më e madhe e refugjatëve në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore. ab/

Foto: ЕBS

QËNDRONI TË LIDHUR