• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Rreth 100 persona kanë humbur jetën nga stuhitë dhe shirat e dendur në Indi dhe Nepal

Rreth 100 persona kanë humbur jetën nga stuhitë dhe shirat e dendur në Indi dhe Nepal

Nju Delhi, 11 prill 2025 (MIA) - Rreth 100 persona kanë humbur jetën në tre ditët e fundit në stuhitë e shoqëruara me reshje të dendura të shiut në Indi dhe Nepal, kumtuan zyrtarët, ndërsa shërbimi meteorologjik parashikon se edhe më tej do të ketë reshje të mëdha të shiut që janë të pazakonta për këtë periudhë të vitit në rajon.

Departamenti meteorologjik i Indisë ka lëshuar një paralajmërim për shumë rreziqe në mbarë vendin, me valë të të nxehtit në pjesët perëndimore dhe stuhi në rajonet lindore dhe qendrore.

Në shtetin lindor Bihar, të paktën 64 persona kanë humbur jetën në tre ditët e fundit në fatkeqësi të ndërlidhura me reshjet e dendura, tha një zyrtar i lartë i shtetit për menaxhimin e fatkeqësive.

Mediat lokale raportuan se më shumë se 20 njerëz kanë humbur jetën në shtetin më të populluar të Indisë, Utar Pradesh.

Në Nepalin fqinj, të paktën tetë persona humbën jetën nga një goditje e rrufesë dhe shiut të dendur, kumtuan zyrtarët e Administratës kombëtare për menaxhim të fatkeqësive.

Departamenti meteorologjik deri nesër ka parashikuar reshje të dendura të shiut me bubullima, vetëtimë dhe erëra të forta në Indinë qendrore dhe lindore.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR