Gaza: Dhjetë anëtarë të një familje, mes të cilëve shtatë fëmijë, kanë humbur jetën në një sulm izraelit
- Të paktën 10 anëtarë të një familje, mes të cilëve shtatë fëmijë, kanë humbur jetën në një sulm izraelit mbi Kan Junis, në pjesën jugore të Ripit të Gazës, njoftoi mbrojtja civile palestineze.
- Post By Melahat Baftija
- 10:52, 11 prill, 2025

Gaza, 11 prill 2025 (MIA) - Të paktën 10 anëtarë të një familje, mes të cilëve shtatë fëmijë, kanë humbur jetën në një sulm izraelit mbi Kan Junis, në pjesën jugore të Ripit të Gazës, njoftoi mbrojtja civile palestineze.
Sulmi ajror ka ndodhur mbrëmë rreth orës 3.30 sipas orës lokale, deklaroi zëdhënësi i organizatës për ndihmë të parë në territorin palestinez.
Viktima më e re ka pasur tre vite, ndërsa më e vjetra 58. mb/