Për sot është caktuar bisedë telefonike Tramp- Mask
- Shtëpia e Bardhë për sot ka caktuar një telefonatë midis presidentit Donald Tramp dhe miliarderit Elon Mask pas konfliktit të tyre të djeshëm, transmeton Politiko.
- Post By Fami Bajrami
- 14:06, 6 qershor, 2025
Uashington, 6 qershor 2025 (MIA) - Shtëpia e Bardhë për sot ka caktuar një telefonatë midis presidentit Donald Tramp dhe miliarderit Elon Mask pas konfliktit të tyre të djeshëm, transmeton Politiko.
Biseda mund të lehtësojë tensionet pas shkëmbimit të fyerjeve, kryesisht përmes platformave të mediave sociale - Iks (në pronësi të Maskut) dhe Trut soushll (në pronësi të Trampit).
Masku dje sugjeroi se Trampi nuk do t’i kishte fituar zgjedhjet pa të, përmendi se emri i Trampit shfaqet në dosjet e Xhefri Epstajnit dhe bëri thirrje për impiçment. Tramp u kundërpërgjigj, duke e akuzuar Maskun se “është çmendur” dhe kërkoi ndërprerjen e ndihmës shtetërore për kompanitë e tij.
Aksionet e Tesllës ranë dje për 14 për qind ose 150 miliardë dollarë në vlerë tregu, rënia më e madhe ditore në historinë e kompanisë. Masku financoi një pjesë të madhe të fushatës së Trampit dhe më pas u bë këshilltari i tij dhe kreu i agjencisë DOGE për shkurtimin e shpenzimeve të sektorit publik. Debati filloi pasi Masku kritikoi ligjin republikan për taksat duke pretenduar se do të rritet borxhi i SHBA-së.
foto: arkivi i EPA-s