Makron: Anulimi i tarifave amerikane është vetëm një pushim i brishtë
- Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi sot se suspendimi i sanksioneve reciproke amerikane paraqet "një pushim të brishtë" dhe se Evropa duhet të vazhdojë të punojë në kontramasa që të mbrohet.
- Post By Melahat Baftija
- 11:15, 11 prill, 2025

Paris, 11 prill 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi sot se suspendimi i sanksioneve reciproke amerikane paraqet "një pushim të brishtë" dhe se Evropa duhet të vazhdojë të punojë në kontramasa që të mbrohet.
"Së bashku me Komisionin Evropian duhet të tregojmë fuqi: Evropa duhet të vazhdojë të punojë në të gjitja kontramasat e domosdoshme", shkroi Makron në X.
Ai shtoi se Bashkimi Evropian duhet të mbrohet "nga flukset nga vendet e treta”, veçanërisht Kina, e cila mbetet maksimalisht e taksuar dhe fluksi i produkteve të së cilës mund të çojë në çekuilibra të tregut.
Presidenti amerikan Donald Tramp, i përballur me rënien e tregut global, ka vendosur ta anulojë vendosjen e tarifave reciproke amerikane për pjesën më të madhe të partnerëve për 90 ditë, me këtë rast duke i mbajtur tarifat prej 10 për qind për pothuajse gjithë importin global.
Në të njjejtën kohë, Tramp i ka rritur doganat për importin kinez nga 105 në 145 për qind - vetëm disa orë pasi që Kina ka vendosur tarifa prej 85 për qind Amerikës si hakmarrje. mb/
Foto: MIA