Të paktën dy persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet në Australi
- Të paktën dy persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet në rajonin bregdetar lindor të Australisë, ndërsa dy të tjerë konsiderohen si të zhdukur, teksa meteorologët parashikojnë se reshjet e dendura do të vazhdojnë.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:40, 22 maj, 2025
Sidnej, 22 maj 2025 (MIA) - Të paktën dy persona e kanë humbur jetën nga përmbytjet në rajonin bregdetar lindor të Australisë, ndërsa dy të tjerë konsiderohen si të zhdukur, teksa meteorologët parashikojnë se reshjet e dendura do të vazhdojnë.
Mbi 500 persona në Uellsin e Ri Jugor janë shpëtuar nga përmbytjet, të cilat konsiderohen më të mëdhatë në këtë rajon në 104 vitet e fundit. Kryeministri i krahinës deklaroi se gjatë 24 orëve të ardhshme në disa zona mund të bien deri në 30 centimetra shi. Ai shtoi se 50.000 persona janë paralajmëruar të përgatiten për evakuim.
Shërbimet e shpëtimit në Uellsin e Ri Jugor njoftuan se pasditen e së mërkurës është nxjerrë trupi i një burri 63-vjeçar nga një shtëpi e përmbytur në Moto. Në mëngjesin e sotëm u gjet edhe trupi i një të riu, i cili ishte zhdukur të mërkurën në mbrëmje, ndërsa përpiqej të kalonte në udhëkryqin e përmbytur.
Policia lokale njoftoi se të paktën dy persona të tjerë konsiderohen si të zhdukur. qa/
Foto: EPA