Arrestohen 105 persona të dyshuar për përzierje në aktivitetet e grupit "Shteti Islamik" në Turqi
- Policia turke arrestoi 105 persona të dyshuar për përzierje në aktivitetet e grupit terrorist "Shteti Islamik", publikoi ministri turk i Punëve të Brendshme Ali Jerlikaja në një postim në Iks.
- Post By Sara Ademi
- 10:48, 11 prill, 2025

Stamboll, 11 prill 2025 (MIA) - Policia turke arrestoi 105 persona të dyshuar për përzierje në aktivitetet e grupit terrorist "Shteti Islamik", publikoi ministri turk i Punëve të Brendshme Ali Jerlikaja në një postim në Iks.
Aksioni është zbatuar në 23 qarqe në Turqi, ndërsa të arrestuarit dyshohen edhe për financim të organizatës terroriste dhe propagandë në interes të grupit në rrjetet sociale.
Në vitin 2013 Turqia ishte një nga vendet e para që e përfshiu Shtetin Islamik në listën e organizatave terroriste.
Prej atëherë, vendi vazhdimisht është cak i grupit, me të paktën dhjetë sulme vetëvrasëse, shtatë sulme me bombë dhe katër sulme të armatosura në të cilat humbën jetën më shumë se 300 njerëz, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s