UNESKO rekomandon që lugina e Vjosës në Shqipëri të shpallet rezervat biosfere
- UNESKO dha rekomandim zyrtar për shpallje të luginës së lumit Vjosë për Rezervat biosfere.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:28, 29 maj, 2025
Tiranë, 29 maj 2025 (MIA) - UNESKO dha rekomandim zyrtar për shpallje të luginës së lumit Vjosë për Rezervat biosfere.
Informatën e kumtoi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka ndarë sot një lajm të gëzueshëm për Shqipërinë: UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar për shpalljen e Luginës së Vjosës si Rezervat Biosfere. Në një postim në Facebook, Kumbaro e cilësoi këtë si një vlerësim të jashtëzakonshëm ndërkombëtar për natyrën e paprekur dhe përpjekjet e pandërprera në ruajtjen e lumit të fundit të egër në Evropë.
Ministrja shtoi se në shtator pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli për rezervate biosfere të UENSKO-s për prëfshirje të Vjosës në listën e trashëgimisë botërore.
"UNESCO ka dhënë rekomandimin zyrtar që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat Biosfere. Është më shumë se një vlerësim ndërkombëtar — është njohja ndaj bukurisë së egër të Vjosës, mirënjohja për njerëzit e atyre trevave që jetojnë në harmoni me natyrën dhe për përpjekjet e përbashkëta në mbrojtjen e lumit të fundit të egër të Europës. Dhe asgjë nuk ka ndodhur rastësisht, por vjen pas një pune shumë intensive të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, nga vizita e parë e Drejtoreshës së Përgjithshme të UNESCO-s Audrey Azoulay në Vjosë në shkurt 2023, e deri te puna e palodhur e specialistëve të zonave të mbrojtura që ndoqën çdo hap me përkushtim e profesionalizëm. Vjosa sot nuk është vetëm lumi, por është MODELI i zhvillimit të qëndrueshëm, ku natyra frymëzon ndërsa në shtator të këtij viti pritet miratimi përfundimtar nga Këshilli i Rezervateve të Biosferës të UNESCO-s për përfshirjen e Vjosës në listën e pasurive botërore si një himn për natyrën dhe për njerëzit", shkroi Kumbaro në Fejsbuk.
Informatën e kumtoi edhe kryeminsitri Edi Rama duke cekur se e njejta e ka përmbushur me emocione dhe krenari.
Shqipëria në shtator të vitit të kaluar e parashtroi në UNESKO kërkesën për prëfshirje të parkut nacional të lumit Vjosë në resurse natyrore të botës në programin "Njeriu dhe biosfera".
Lumi Vjosa, i njohur si një prej lumenjve të fundit të egër në Evropë, u shpall "Park nacional" nga qeveria shqiptare në mars të vitit 2023 pas përpjekjeve disavjeçare të organizatave shqiptare dhe ndërkombëtare për ta mbrojtur këtë lum nga ndërtimi i hidrocentraleve.
Vjosa është mes lumenjve më të mëdhenj në Shqipëri, posaçërisht në raport me rrjedhat e shumta ujore.
Në gjatësi prej 272 kilometrave, Vjosa rrjedhë nga malet Pindis në Greqi, e kalon territorin shqiptar dhe derdhet në Detin Adriatik.
Në pjesën veriore Vjosa edhe më tej është e rrezikuar nga ndërtimet për turizëm masiv.
Rreth 40 natyralistë shqiptarë dhe të huaj, mes të cilëve edhe aktori i njohur Leonardo di kaprio, kërkuan nga qeveria shqiptare para tre viteve ta prëfshijë deltën e lumit Vjosë në Parkun nacional Vjosa dhe ta stopojë vizionin për projekte për turizëm masiv. ab/
Fotо: Ramа FB