Lavrov: Sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës janë një dënim kolektiv për popullatën civile
- Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov situatën në Rripin e Gazës e ka quajtur "tragjedinë më të madhe në këtë rajon" dhe apeloi për "ndaljen e menjëhershme të gjakderdhjes".
- Post By Qefsere Abduli
- 16:04, 29 maj, 2025
Moskë, 29 maj 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov situatën në Rripin e Gazës e ka quajtur "tragjedinë më të madhe në këtë rajon" dhe apeloi për "ndaljen e menjëhershme të gjakderdhjes".
"Ajo që po ndodh në Rripin e Gazës nuk mund të kuptohet ose përshkruhet... Hapat që ka marrë Izraeli janë një dënim kolektiv i popullatës civile", theksoi Lavrovi.
Kjo është një nga kritikat më të ashpra të Moskës ndaj Izraelit që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës më 7 tetor të vitit 2023. Izraeli, që nga 17 maji, ka intensifikuar sulmet ndaj enklavës palestineze, me qëllim që të shkatërroj Hamasin.
"Së bashku me miqtë tanë arab dhe një numër të madh vendesh të tjera, po kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të derdhjes së gjakut", theksoi Lavrovi. qa/
Foto: EPA