• e premte, 05 dhjetor 2025

Të shtëna në një park në shtetin e Uashingtonit, shtatë persona të lënduar

Të shtëna në një park në shtetin e Uashingtonit, shtatë persona të lënduar

Lejkvud, 29 maj 2025 (MIA) - Shtatë persona janë plagosur, tre prej tyre në gjendje kritike, në një park në një periferi të Takomas, Uashington, njoftoi policia.

Oficerët gjetën një "pamje të zymtë" kur iu përgjigjën thirrjeve për të shtëna me armë në parkun Hari Tod në Lejkvud, kumtoi policia lokale.

Askush nuk është arrestuar deri më tani. Më shumë se 100 persona ishin në park, që ndodhet pranë Lejkit Amerikan, kur ndodhën të shtënat, kumtoi policia.

Incidenti erdhi disa ditë pas të shtënave në Ditën e Përkujtimit në një park në Filadelfia që la dy persona të vdekur dhe nëntë të plagosur. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR