• e diel, 11 janar 2026

Rënie e ekonomisë amerikane në tremujorin e parë të vitit 2025

Rënie e ekonomisë amerikane në tremujorin e parë të vitit 2025

Uashington, 29 maj 2025 (MIA) - Ekonomia e SHBA-së në tremujorin e parë të këtij viti shënoi rënie prej 0,2 për qind në nivel vjetor, që është ulja e parë në tre vitet e shkuara.

Rritja në tremujorin e parë ishte ulur nga rritja e përnjëhershme e importit, sepse kompanitë amerikane kërkonin të importojnë artikuj para se presidenti Donald Tramp t'i vendoste doganat e larta.

Rënia e bruto prodhimit vendor (BPV) nga janari deri në mars pasoi pas rritjes prej 2,4 prë qind në tremujorin e katërt të vitit 2024. Importi u rrit për 42,6 për qind, më së shumti nga tremujori i tretë i vitit 2020, dhe e uli rritjen e BPV-së për më shumë se pesë pikë procentuale. Konsumi me pakicë, gjithashtu shënoi rënie.

Supozohet se rritja e madhe e importit në tremujorin e parë nuk do të përsërtitet në periudhën prill-qershor dhe nuk do të kishte ndikim ndaj BPV-së.

Raporto i sotëm është i dyti nga tre vlerësimet e Ministrisë amerikane për tregti për BPV-në në tremujorin e parë. Versioni prëfundimtar do të publikohet më 26 qershor. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR