Barak: Siria dhe Izraeli duhet të bëjnë pakt për mossulmim
- I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Sirinë, Tomas Barak sot në Damask deklaroi se Siria dhe Izraelit duhet të nënshkruajnë pakt për mossulmim.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:57, 29 maj, 2025
Damask, 29 maj 2025 (MIA) - I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Sirinë, Tomas Barak sot në Damask deklaroi se Siria dhe Izraelit duhet të nënshkruajnë pakt për mossulmim.
"Problemet mes Sirisë dhe Izraelit mund të zgjidhen, dhe kjo duhet të fillojë me dialog. Duhet të fillojmë vetëmme pakt për mossulmim, të bisedojmë për kufijtë dhe të fillojmë marrëdhënie të reja mes vendeve fqinje", theksoi Barak.
Ai sot e ngriti flamurin amerikan mbi rezidencën e ambasadorit në Damask, për herë të parë prej se Ambasada e SHBA-së u mbyll në vitin 2012, një vit pas fillimit të luftës civile në Siri.
SHBA-ja e mbylli Ambasadën në Damask në shkurt të vitit 2012, pothuajse një vit pasi që protestat kundër presidentit të atëhershëm Bashar al Asad eskaluan në luftë qytetare. Më vonë ambasadorët amerikanë në Siri nuk qëndronin në Damask por punonin nga jashtë. Barak është ambasador i SHBA-së në Turqi, por më 23 maj u emërua ambasador në Siri, ndërsa kjo është vizita e parë në Damask.
Barak sot u takua edhe me prresidentin sirian, Ahmed al Shara dhe me ministrin e Jashtëm, Asad al Shabani.
Në pallatin presidencial në Damask sot Siria nënshkroi marrëveshje energjetike në vlerë prej shtatë miliardë dollarëve me konzorcium të kompanive nga SHBA-ja, Katari dhe Turqia, qëllimi i të cilit është ripërtëritja e sektorit energjetik nga lufta.
Gjatë luftës 14-vjeçare civile në Siri, qindra mijë njerëz janë vrarë, miliona janë shpërgulur. Bashar al Asad u rrëzua nga pushteti në dhjetor të vitit 2024 në ofenzivën e shpejtë kryenritëse kryesuar nga grupi islamist i Sharës, Hajat Tahrir al Sham (HTS), filial i dikurshëm i Al Kaedës. ab/
foto: X