• e hënë, 19 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

KB: Doganat e Trampit janë shkatërruese për vendet në zhvillim

KB: Doganat e Trampit janë shkatërruese për vendet në zhvillim

Nju-Jork, 11 prill 2025 (MIA) - Doganat, të cilat presidenti amrikan Donald Tramp i ka vendosur për pothuajse gjithë botën dhe kontramasat nga vendet tjera mund të kenë "pasoja" katastrofike për vendet në zhvillim, paralajmëroi sot agjencia e Kombeve të Bashkuara.

Tregtia botërore mund të shënojë rënie mes tre dhe shtatë për qind, ndërsa BPV-ja nacionale për 0,7 për qind. Vendet në zhvillim do të ishin më vështirë të prekura, paralajmëroi Qendra Ndërkombëtare Tregtare (ITC).

"Kjo është e madhe", deklaroi drejtoresha ekzekutive e agjencisë së KB-së, Pamela Kok-Hamilton.

"Nëse vazhdon eskalimi mes Kinës dhe SHBA-së, kjo do të rezultojë me 80 për qind tënie të tregtisë mes dy vendeve, ndërsa domino efekti nga kjo mund të jetë katastrofik gjithkund", theksoi ajo.

Tregjet globale vazhduan edhe sot të përballen me turbulenca, edhe pse Tramp njoftoi se e shtyn vendosjen e tarifave për të gjithë përveç Kinës për 90 ditë. Ai, nga ana tjetër, rriti tarifat ndaj këtij vendi aziatik në 145 për qind.

Pekini u përgjigj me kundër-tarifa kundër SHBA-së, të cilat aktualisht janë në 125 për qind. mb/

Foto: Pamela Kok-Hamilton në X

QËNDRONI TË LIDHUR