• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Osmani me ftesë të Erdoganit merr pjesë në Forumin diplomatik të Antalisë

Osmani me ftesë të Erdoganit merr pjesë në Forumin diplomatik të Antalisë

Prishtinë, 11 prill 2025 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka udhëtuar për në Turqi për të marrë pjesë në edicionin e katërt të Forumit diplomatik të Antalisë.

Forumi i këtij viti me temën "Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar", synon t`i adresojë sfidat ndërkombëtare në një kontekst të polarizuar global, duke vënë theksin në nevojën që diplomacia ta rifitojë rolin e saj si forcë stabilizuese dhe ndërtuese e paqes.

“Presidentja Osmani në Forumin e Antalisë do të ketë një bashkëbisedim në temën boshte të edicionit të këtij viti për rikthimin e diplomacisë në një botë të fragmentuar”, thuhet në kkomunikatë.

Gjatë punimeve të Forumit, Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me homologë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Forumi diplomatik i Antalisë është një platformë e nivelit të lartë, që mbledh liderë shtetesh, diplomatë të rangut të lartë dhe ekspertë nga mbarë bota, për të diskutuar çështje kyçe të sigurisë, politikës së jashtme dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

 

QËNDRONI TË LIDHUR