• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Kina i kundërpërgjigjet SHBA-së: Tarifat për Amerikën rriten për 125 për qind

Kina i kundërpërgjigjet SHBA-së: Tarifat për Amerikën rriten për 125 për qind

Pekin, 11 prill 2025 (MIA) - Kina i ka rritur tarifat për importin amerikan prej 84 në 125 për qind, duke iu kundërpërgjigjur vendimit të mëparshëm të Uashingtonit, kumtoi Komisioni për tarifat e Këshillit shtetëror të Kinës.

"Më 10 prill të vitit 2025, qeveria amerikane njoftoi se 'tarifat reciproke për mallrat kineze të eksportuara në SHBA do të rriten për 125 për qind. Futja e tarifave të larta në mënyrë jonormale nga SHBA-ja ndaj Kinës seriozisht shkel rëndë rregullat ndërkombëtare ekonomike dhe tregtare, ligjet themelore ekonomike dhe sensin e shëndoshë dhe është një detyrim krejtësisht i njëanshëm", thuhet në memorandumin shpjegues të vendimit.

Komisioni për tarifat njoftoi se tarifat e reja do të hyjnë në fuqi nga nesër, 12 prill dhe nuk do t'u përgjigjen më rritjeve nga pala amerikane.

"Ndërsa SHBA-ja vazhdon të vendosë tarifa për mallrat kineze të eksportuara në SHBA, Kina do ta injorojë atë", thuhet në komunikatë.

Shtëpia e Bardhë dje bëri të ditur se mallrat e importuara nga Kina në SHBA do tu nënshtrohen tarifave prej të paktën 145 për qind. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR