Lajçak: BE-ja po përgatitet t'i rifillojë bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit në nivel liderësh
- Përfaqësuesi i BE-së në largim për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, deklaroi se BE-ja ka ndër mend t'i rifillojë bisedimet në nivel të liderëve pas zgjehdjeve në Kosovë dhe vlerësoi se dialogu është në gjendje më të mirë se sa kur filloi mandati i tij në pranverën e vitit 2020, por se normalizimi i marrëdhënieve nuk po përparon.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:42, 29 janar, 2025
Bruksel, 29 janar 2025 (MIA) - Përfaqësuesi i BE-së në largim për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, deklaroi se BE-ja ka ndër mend t'i rifillojë bisedimet në nivel të liderëve pas zgjehdjeve në Kosovë dhe vlerësoi se dialogu është në gjendje më të mirë se sa kur filloi mandati i tij në pranverën e vitit 2020, por se normalizimi i marrëdhënieve nuk po përparon.
Në intervistën e djeshme përshëndetëse për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), Lajçak tha se BE-ja po përgatitet të "fillojë bisedime në nivel më të lartë pas zgjedhjeve në Kosovë".
"Përfaqësuesja e re e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas, qartë tha se do të përfshihet drejtpërdrejtë dhe se dëshiron ta udhëheqë procesin. Po përgatitet qëndrim i BE-së, propozim për të dyja palët", tha Lajçak.
Ai tha se zgjerimi është kthyer në agjendën e BE-së dhe se ky është një prej prioriteve të saja sot. Lajçak konsideron se kriza aktuale politike në Serbi duhet të zgjidhet me dialog mes akterëve vendorë, tregim të vullnetit të mirë dhe respektim të parimeve demorkatike të sundimit të së drejtës. Ai shfaqi bindje se Serbia ka potencial me forcat e veta t'i zgjidhë problemet dhe të shkojë përpara.
Lajçak shtoi se pasardhësi i tij, Piter Sorensen, i cili, shtoi, është diplomat me përvojë dhe e njeh mirë Ballkanin, do të jetë atje për ta ndihmuar Kallasin në këtë punë.
Sorensen e merr funksionin më 1 shkurt, ndërsa mandati i tij do të jetë 13 muaj. ab/
foto: МIА arkivi