Kryetarja e BERZH Odil Reno-Baso nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut
- Kryetarja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odil Reno-Baso, prej nesër do të jetë për vizitë në Maqedoninë e Veriut.
- Post By Sara Ademi
- 09:30, 21 korrik, 2024
![Kryetarja e BERZH Odil Reno-Baso nesër për vizitë në Maqedoninë e Veriut](https://mia.mk/images/20240721093023_big_730x400_84.webp )
Shkup, 21 korrik 2024 (MIA) - Kryetarja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Odil Reno-Baso, prej nesër do të jetë për vizitë në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë vizitës së saj të dytë në vend, kryetarja e BERZH, siç është njoftuar, do të takohet me përfaqësuesit qeveritar, klientë, përfaqësues nga sektori i biznesit dhe përfaqësues nga sektori civil.
"Me kënaqësi e pres vizitën e dytë në Maqedoninë e Veriut, Maqedonia e Veriut është një destinacion i rëndësishëm investues për ne, ku BERZH ka shumë të madhe të investimeve", ka deklaruar Reno-Baso në kumtesën e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
BERZH, shtohet në kumtesë, është institucioni kryesor në Maqedoninë e Veriut lidhur me investimet në vend dhe deri sot, Banka ka investuar EUR 2,9 miliardë në 190 projekte në të gjithë vendin. sa/
FOTO: Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim