• e premte, 22 nëntor 2024

Kryeministrja italiane Meloni porositi se Izraeli duhet të mbrohet, por edhe ta respektojë të drejtën humanitare

Kryeministrja italiane Meloni porositi se Izraeli duhet të mbrohet, por edhe ta respektojë të drejtën humanitare

Romë, 7 tetor 2024 (MIA) – Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni sot e theksoi të drejtën legjitime të Izraelit që të mbrohet, si dhe nevojën që vendi ta respektojë të drejtën humanitare ndërkombëtare. 

Ajo e dha deklaratën me rastin e përvjetorit të parë të sulmit të lëvizjes palestineze Hamas ndaj popullatës së Izraelit më 7 tetor 2023, transmetoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

"Sot e theksojmë të drejtën legjitime të Izraelit që të mbrohet dhe të jetojë i sigurt në kufijtë e tij, por edhe nevojën që kjo të bëhet me respektimin e të drejtës ndërkombëtare humanitare", tha Meloni.

"Në të vërtetë, ne nuk mund të mbetemi të pandjeshëm ndaj numrit të madh të viktimave të pafajshme civile në Gazë," tha Meloni. Ajo theksoi se ata janë "dy herë viktimë: një herë të cinizmit të Hamasit, i cili i përdor ata si mburoja njerëzore, dhe më pas të operacioneve ushtarake izraelite". fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR