Studentët në bllokadë nga Novi Sadi i kumtuan kriteret për formim të qeverisë eksperte
- Studentët në bllokadë nga 14 fakultete dhe shkolla të larta nga Novi Sadi mbrëmë i kumtuan kriteret për formim të qeverisë eksperte, si dhe cilat do të jenë kufizimet e saj. Ata kumtuan gjashtë kritere, i pari prej të cilëve, siç thonë, është me "rëndësi kyçe" - moslidhja me pushtetin ekzekutiv dhe ligjdhënës, lajmëroi korrespodneti i MIA-s nga Beogradi.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:33, 10 prill, 2025

Beograd, 10 prill 2025 (MIA) - Studentët në bllokadë nga 14 fakultete dhe shkolla të larta nga Novi Sadi mbrëmë i kumtuan kriteret për formim të qeverisë eksperte, si dhe cilat do të jenë kufizimet e saj. Ata kumtuan gjashtë kritere, i pari prej të cilëve, siç thonë, është me "rëndësi kyçe" - moslidhja me pushtetin ekzekutiv dhe ligjdhënës, lajmëroi korrespodneti i MIA-s nga Beogradi.
"Ministrat duhet të jenë persona të cilët nuk ishin në funksione në pushtetin ekzekutiv apo ligjvënës, përkatësisht ata të cilët nuk ishin në asnjë funksion politik. Ai kriter është me rëndësi kyçe, në mënyrë që të sigurohet qasje neutrale politike në vendim-marrje, pa ndikim të interesave partiake dhe presioneve polkitke".
Kriteri i dytë është moslidhja me partitë dhe lëvizjet politike, ndërsa ky kriter ka për qind të sigurojë që minisrat e rinj të udhëhiqen kryesisht nga interesat e qytetarëve dhe profesionit, dhe jo nga "interesat e organizatave politike apo grupeve të caktuara".
Kriteri i tretë do të ishte që ata të jenë ekspertë të dëshmuar dhe të njohur në fushat adekuate, ndërsa njohuria e tyre dhe kompetencat duhet të konfirmohen përmes aktiviteteve relevante akademike, profesionale dhe hulutmuese.
Kriteri i katërt është njohja e administratës shtetërore dhe shkathtësive menaxhuese.
Kriteri i pestë është integriteti moral dhe etik i anëtarëve të qeverisë.
Kriteri i gjashtë është mbështetja e studentëve dhe opinionit sepse, siç është cekur, mbështetja nga rrethi i gjerë shoqëror, përfshirë edhe studentët, mund të sigurojë qeberia e re të pranohet nga të gjitha shtresat e shoqërisë dhe se veprimet e saj janë[ në interes të së mirës së prëgjithshme.
Studentët në bllokadë theksojnë se qeveria e tillë duhet të ketë disa kufizime, prej të cilëve i pari është mandat prej tetë deri 12 muajve.
Një prej kufizimeve është garanca me shkrim nga anëtarët se nuk do të merren me jetë politike në tetë vitet e ardhshme. ab/
Foto ЕPА