Fon der Lajen e përshëndeti paralajmërimin e Trampit për pauzë në vendosjen e doganave
- Kreu i Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen sot e përshëndeti paralajmërimin e presidentit amerikan, Donald tramp se i pauzon për 90 ditë "doganat e reja reciproke" për shumicën e vendeve, në mënyrë që të mundësojë negociata, lajmëroi DPA.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:05, 10 prill, 2025

Bruksel, 10 prill 2025 (MIA) - Kreu i Komisionit evropian, Ursulla fon der Lajen sot e përshëndeti paralajmërimin e presidentit amerikan, Donald tramp se i pauzon për 90 ditë "doganat e reja reciproke" për shumicën e vendeve, në mënyrë që të mundësojë negociata, lajmëroi DPA.
"Ky është jap i rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë globale", tha fon der Lajen.
"Kushtet e qarta, të parashikueshme janë me rëndësi thelbësore për funksionimin e tregtisë dhe zinxhirëve të furnizimit. Bashkimi Evropian mbetet e përkushtuar për negociatave konstruktive me SHBA-në me qëllim që të arrihet tregti pa fërkime dhe dobi të ndërsjelltë", shtoi ajo, transmetoi agjencia gjermane.
Vendet-anëtare të BE-së dje u dakordua me tarifa hakmarrëse prej 10 deri 25 për qind për importin amerikan, që duhet të zbatohen nga java e ardhshme, si përgjigje ndaj doganave amerikane për import të çelikut dhe aluminit të vendosura para rreth një muaji.
Bursat amerikane dje treguan hap jashtëzakonisht të fuqishëm pas paralajmërimit të Trampit për qetësim të doganave, pas rënies së vërejtur në disa ditët e kaluara. ab/
foto: МIА arkivi