• e mërkurë, 21 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Zelenski: Rusia filloi ofensivë pranverore në verilindje të Ukrainës

Zelenski: Rusia filloi ofensivë pranverore në verilindje të Ukrainës

Kiev, 10 prill 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, tha se Rusia ka filluar ofensivë të re pranverore, duke tentuar të thyejë mbrojtjen ukrainase në rajonet Harkov dhe Sumi, ndërsa në të njëjtën kohë vazhdon presioni në lindje të vendit.

"Sot më shumë se 67.000 ushtarë rusë janë stacionuar në drejtim të Kurskit. Ata e përfunduan transferin e forcave për sulm në drejtim të Sumit", tha Zelenski duke paralajmëruar se ofensiva e rajonit Bellgorod tashmë është në vijim, me përpjekje të përditshme për depërtim, publikoi "Kiev Indipendent".

Sipas Zelenskit, forcat e armatosura ukrainase deri tani kanë arritur ta parandalojnë përparimin rus drejt rajoneve Harkov dhe Sumi, edhe pse Rusia vazhdon të pësojë humbje të mëdha.

Zelenski theksoi se Rusia nuk i ka ndryshuar qëllimet e saj - marrjen e territoreve në rajonin Sumi, Harkov dhe Zaporozhje, si dhe qasje në kufijtë e rajoneve Donjeck dhe Lugansk, që, siç thotë, mbetet pjesë e planit të parë të Moskës nga fillimi i luftës.

Presidenti ukrainas përkujtoi se Rusia ka realizuar përfitime më të mëdha taktike në nëntor të vitit 2024, por kjo ishte ndjekur me humbje të mëdha dhe ngadalësim të ofensivës.

"Putini blen kohë dhe përgatit ofensivë pranverore. I shohim të gjitha shenjat e atyre përgatitjeve", tha Zelenski.

Edhe komandanti i ushtrisë ukrainase, gjenerali Aleksandar Sirski, konfirmoi se ofensiva pranverore tashmë ka filluar. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR