• e premte, 23 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në Stamboll filloi raundi i dytë i negociatave ndërmjet delegacionit amerikan dhe rus

Në Stamboll filloi raundi i dytë i negociatave ndërmjet delegacionit amerikan dhe rus

Stamboll, 1 prill 2025 (MIA) - Raundi i dytë i negociatave ruso-amerikane filloi në mëngjes në orën 09:00 në Stamboll, njoftuan mediat ruse.

Takimi po mbahet në Konsullatën e Përgjithshme Ruse në Stamboll dhe Moska përfaqësohet nga ambasadori në Shtetet e Bashkuara Aleksandër Darçiev, ndërsa Uashingtoni përfaqësohet nga Zëvendës Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike Sonata Koulter.

Në vendin e negociatave i pari mbërriti delegacioni rus, ndërsa pastaj edhe ai amerikan.

Darçiev në mëngjes tha se Rusia në këtë takim do ta parashtrojë çështjen për kthim të pronës diplomatike, ndërsa sipas tij, përfaqësuesit e dy vendeve do të bisedojnë edhe për çështje për kthim të trafikut direkt ajror ndërmjet SHBA-së dhe Rusisë që ishte ndërprerë nga Uashingtoni.

Siaps mediave ruse, përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit ka filluar me takimin e delegacioneve në Riad më 18 shkurt.

Të dyja palët ranë dakord të krijojnë kushte për rivendosjen e plotë të bashkëpunimit dypalësh, të heqin kufizimet në punën e ambasadave dhe të nisin një proces për zgjidhjen e situatës në Ukrainë.

Në fund të shkurtit, në negociatat në Stamboll, delegacionet e Rusisë dhe SHBA-së dakorduan hapa për financimin e punës së përfaqësive diplomatike dhe biseduan për mundësinë e rinovimit të aviokompanive direkte.

Përveç kësaj, në dy muajt e fundit, presidentët Vladimir Putin dhe Donald Tramp dy herë biseduan në telefon.

Javën e kaluar shefi i Fondit rus për investime direkte Kiril Dmitriev vizitoi SHBA-në dhe u takua me përfaqësues të administratës së presidentit të Shtëpisë së Bardhë.

Sipas fjalëve të tij, të dyja palët kanë bërë tre hapa përpara për shumë çështje dhe kanë arritur progres dhe shtoi se paraprijnë shumë takime për t'u zgjidhur të gjitha mospajtimet. sa/

foto: Skrinshot Jutjub 

QËNDRONI TË LIDHUR