Borel: Qeveria izraelite ka qëllime gjenocidale në Rripin e Gazës
- Ish shefi i diplomacisë evropiane, Zhosep Borel dënoi mungesën e vendosmërisë së Bashkimit Evropian kur bëhet fjalë për sanksionet kundër Izraelit, duke shtuar se qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu është "një qeveri me qëllime gjenocidale".
- Post By Fami Bajrami
- 20:02, 22 maj, 2025
Madrid, 22 maj 2025 (MIA) - Ish shefi i diplomacisë evropiane, Zhosep Borel dënoi mungesën e vendosmërisë së Bashkimit Evropian kur bëhet fjalë për sanksionet kundër Izraelit, duke shtuar se qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu është "një qeveri me qëllime gjenocidale".
“Kjo është qeveria më fanatike fetare që Izraeli ka pasur ndonjëherë. Kur dëgjon çfarë thonë dhe sheh çfarë bëjnë, nuk ka dyshim se ka qëllime gjenocidale. Nuk e di nëse (Netanjahu) do të gjykohet, por është zhgënjyese të shohësh që një vend në Evropë po e pret me nderime të larta”, tha Boreli në intervistën për një media spanjolle.
Boreli theksoi se nëse zbulohet se Izraeli ka shkelur të drejtat e njeriut, Komisioni Evropian mund të propozojë kufizimin e marrëdhënieve tregtare me Tel Avivin, duke shtuar se BE-ja "ka fuqinë" për të ndikuar ndaj Izraelit.
Foto: EPA