• e premte, 05 dhjetor 2025

Rritet numri i të vdekurve në përmbytjet në bregun lindor të Australisë

Rritet numri i të vdekurve në përmbytjet në bregun lindor të Australisë

Sidnei, 23 maj 2025 (MIA) - Policia e Uellsit të Ri Jugor në mëngjes kumtoi se trupi i një burri është gjetur në një automobil të zhytur në ujërat e përmbytur në afërsi të Kofs Harbor, transmetoi DPA.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje serioze përgjatë bregut lindor të Australisë, me ç'rast qytetet më të vogla në Bregun e mesëm verior janë mes më të goditurave.

Kryeministri australian Entoni Albaneze dhe kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Kris Mins, sot i vizituan disa nga rajonet e përfshira nga përmbytjet.

Albaneze tha se mendimet e tij janë me komunitetet që janë shkëputur.

"Ne jemi këtu për të treguar, shumë qartë, se nuk jeni vetëm. Qeveria federale, qeveria shtetërore, vetëqeverisja lokale, si dhe gjithë populli i Uellsit të Ri Jugor dhe populli i Australisë janë me ju në këtë moment", tha ai në konferencën për shtyp.

"Tragjike, shohim disa ngjarje ekstreme të motit. Ato po ndodhin më shpesh dhe janë më intensive", shtoi ai.

Ai i paralajmëroi njerëzit të kenë kujdes në rreziqet e përmbytjeve, veçanërisht pasi tre persona humbën jetën për shkak të vozitjes nëpër ujërat e përmbytur.

Rajonet më së shumti të goditura janë qytetet e vogla në rajonin Mid Nort Koust, siç janë Tari në rajonin e verës Hanter Vali, si dhe Port Mekveri dhe Vingam. Mijëra janë pa rrymë, ndërsa shumë shkolla mbeten të mbyllura.

Shërbimet shtetërore për raste emergjente të Uellsit të Ri Jugor presin që sot të ulet intensiteti i shiut, por paralajmëruan se rreziku nga përmbytjet nuk ka përfunduar.

Ndihmës komisari Kolin Maloun tha se janë kryer më shumë se 600 operacione shpëtimi për shpëtimin e jetëve.

"Ndoshta do të shohim rritje të sërishme sepse uji nga reshjet e rrëmbyeshme paraprake lëviz nëpër rrymë", tha Maloun.

Rreth 50.000 njerëz janë izoluar nga përmbytjet informon ai.

"Fokus i madh tani do të jetë mbështetja e vazhdueshme e banorëve të izoluar, të cilët mund të mbesin të bllokuar disa ditë derisa nuk tërhiqet uji i përmbytur", tha Maloun.

"Do të përdorim barka dhe helikopterë për t'i ndihmuar njerëzit e izoluar me ushqim dhe barna dhe gjithashtu do të ndihmojmë në transportin e njerëzve për kontrolle mjekësore emergjente ose raste tjera emergjente mjekësore", theksoi ai.

Më shumë se 2.200 vullnetarë u sistemuan të punojnë së bashku me 200 persona nga agjencitë tjera për raste emergjente, burime ndërsektoriale dhe anëtarë të forcave mbrojtëse australiane", tha Maloun.

Ai theksoi se më shumë se 500 barka dhe 9 helikopterë punojnë në atë rajon në operacionet për mbështetje të komunitetit. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR